LIVE UPDATES
Sport

Ditën që vendosi të iki nga PSG, Leo Messi nisi negociatat më të çmendura në historinë e futbollit: Kontrata të frikshme!…

Garry Cook, ish-drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, është i përfshirë në negociatat nga ana e qeverisë saudite. Ai është aktualisht një zyrtar i Ligës Pro Saudite dhe së fundmi është ngarkuar të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të bindur Messin të nënshkruajë

4 Maj 2023, 18:33 Nga DOSJA
Ditën që vendosi të iki nga PSG, Leo Messi nisi negociatat

FRANCE - Të mërkurën, më 3 maj, Lionel Messi vendosi të largohej nga PSG, i pakënaqur me faktin që u përjashtua nga skuadra franceze. Vetëm pak orë pasi u zbulua ky informacion, shtypi ndërkombëtar zbuloi se argjentinasi ka nisur negociatat më të çmendura në historinë e futbollit.

Bashkëpunimi mes Lionel Messit dhe PSG-së do të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe të dyja palët nuk do ta mbyllin kontratën me kushtet më të mira. Lionel Messi u përjashtua nga skuadra nga PSG, pasi shkoi me familjen në Arabinë Saudite pa marrë lejen e klubit. Vetëm një ditë pas pezullimit për dy javë, Lionel Messi ka vendosur: largohet nga PSG! Të paktën ky është njoftimi i gazetarit të njohur Fabrizio Romano:

“Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit. Nuk ka më asnjë dyshim për këtë. Në prapaskenë thuhet se babai i Leos, Jorge, një muaj më parë ia kishte komunikuar këtë vendim PSG-së, për shkak të projektit.

Tani ka ndodhur këputja përfundimtare”, ka shkruar Fabrizio Romano në Twitter. Menjëherë pas shfaqjes së këtij informacioni, botimi britanik “The Telegraph” hodhi një tjetër bombë në treg. Në ditën kur vendosi të largohej nga PSG, Lionel Messi nisi edhe negociatat më të çmendura në historinë e futbollit.

Burimi i cituar pretendon se qeveria e Arabisë Saudite do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta sjellë Leo Messin në Ligën Saudite Pro këtë verë. Negociatat mes palëve kanë nisur tashmë dhe rroga me të cilën është joshur argjentinasi është krejtësisht kolosale: 320 milionë paund në vit, pra gati 370 milionë euro, ndërkohë që në media përmenden edhe shifra edhe më të çmendura.  Negociatat zhvillohen nga një ekip përfaqësuesish të emëruar nga Leo Messi, me në krye babain e futbollistit, Jorge.

I njëjti burim tregon se Garry Cook, ish-drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, është i përfshirë në negociatat nga ana e qeverisë saudite. Ai është aktualisht një zyrtar i Ligës Pro Saudite dhe së fundmi është ngarkuar të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të bindur Messin të nënshkruajë. Garry Cook është ulur personalisht në tryezën e bisedimeve me Jorge Messin dhe këto ditë po diskuton të gjitha detajet e kontratës që do t'i ofrohej argjentinasit.

Al Hilal mund të jetë destinacioni i radhës i Messit

Sa i përket skuadrës që ai mund të përfundojë, është Al Hilal. Qeveria saudite ka qenë jashtëzakonisht e kënaqur me ndikimin që ka pasur sjellja e Cristiano Ronaldos në Al Nassr dhe kjo i forcon më tej synimet e zyrtarëve për të transferuar Messin. Sipas burimit të cituar më lart, audienca për ndeshjet e Saudi Pro League është dyfishuar vitin e kaluar dhe bisedat e mediave sociale për ligën saudite janë rritur me 237%.

Mbetet të shihet nëse do të konfirmohen informacionet e paraqitura nga “The Telegraph”.  Gazetarët britanikë kontaktuan qeverinë saudite dhe përfaqësuesit e Lionel Messit, por të dy kampet nuk pranuan të komentojnë mbi këtë çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës