Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se gjatë takimit i janë parashtruar ministres propozimet që kanë dalë nga tryeza me klubet për ligjin e sponsorizimeve, krijimin e një fondi për mbështetjen e futbollit

TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u prit sot në një takim nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi për të diskutuar në lidhje me propozimet e bëra në tryezën e fundit që FSHF organizoi me klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë për gjetjen e mundësive për incentivimin e futbollit.
Në këtë takim presidenti Duka shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, presidenti i klubit Tirana, Refik Halili dhe presidenti i klubit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe zv.ministri i Arsimit e Sportit, Endrit Hoxha dhe përfaqësues të tjerë të MAS.
Fillimisht, ministrja Kushi falënderoi presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e shkëlqyer të finales së UEFA Conference League në Tiranë, që ishte në reklamë e fantastike për Shqipërinë dhe i dhuroi vendit një imazh tejet pozitiv në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo dha mbështetjen maksimale për ndryshimin e ligjit të sponsorizimeve, që do t’i jepte një nxitje investitorëve për t’u afruar në sportit shqiptar.
“Duam të dëgjojmë më shumë për mundësinë e formalizimit të tregut digjital ndaj nisëm sot një dëgjesë me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllim që të shkëmbejmë opinionet dhe qëndrimet tona me frymë dialogu e bashkëpunimi edhe për ligjin e sponsorizimeve dhe çështje të tjera që lidhen me sportin. Në ditët në vijim do të zhvillojmë dëgjesa edhe me përfaqësues të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi”, - tha ministrja Kushi.
Ndërsa, presidenti i FSHF-së në një prononcim për median pas takimit deklaroi se është e rëndësishme që qeveria të mbështesë zhvillimin e futbollit, që nuk është thjeshtë një garë sportive, por luan rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve.
“Federata e Futbollit herë pas here gjen dhe propozon alternativa, siç ishte edhe siç vazhdon të insistojë në ligjin sponsorizimit apo në krijimin e një fondi për mbështetjen e futbollit. Në këtë këndvështrim bëmë edhe propozimin tjetër, meqë bastet sportive aktualisht luhen në Shqipëri, nuk janë ndërprerë, por vazhdojnë, atëherë taksambledhësi të mos jetë person privat, por të jetë shteti dhe këto të ardhura shteti t’i adresojë për zhvillimin e futbollit”, - ka thënë ndër të tjera presidenti Duka, duke shtuar se krijimi i legjislacionit të duhur mund të nxisë afrimin e investitorëve dhe mund të japë efekte në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe përmirësimin e kushteve për fëmijët që duan të luajnë futboll.
B.T (Dosja.al)
GJIBRALTAR- Ëndrra e çdo futbollisti është të jetë në gjendje të marrë pjesë në një kampionat q&...
TIRANE - Ekipi olimpik shqiptar që do të marrë pjesë atje do të jetë i përbërë nga 29 sportistë dhe jo nga t...
Elio Berti ITALI- Kristjan Asllani mund të quhet pa diskutim futbollisti më i ri i Interit, ndonëse mungon ende zyrtarizimi i transferimit, ...
KATAR- Stadiume të reja dhe mot të mirë. Mjaftojnë këto për Botërorin Katar 2022, për të garantuar një eveni...
Ish-trajneri portugez Carlos Queiroz EGJIPT - Trajneri Ehab Galal, pasardhësi i Queiroz, u shkarkua të enjten e kaluar dhe sot, të premten, ...
SPANJË- Rodrygo zbulon disa histori për finalen e Champions League. Më 28 maj, skuadra madrilene triumfoi ndaj Liverpool dhe arriti të fit...
ANGLI - Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidžić, kryeson delegacionin e klubit gjerman që aktualisht ndodhet në Liverpool, në p&eu...
GJERMANI- Sadio Mané po përgatitet të bëhet lojtar i Bayern Munich. Dy skuadrat kanë arritur marrëveshjen sot.Sipas së p&...
SPANJE - E ardhmja e Di Marías mund të vendoset në ditët në vijim. Kontrata e 'Fideos' përfundon më 30 qershor me...
SPANJE - Disa media, duke përfshirë edhe ‘Yasss’, lëshuan një bombë informative në fillim të kësaj jave...