LIVE UPDATES
Sport

Duka: “Vajzat nga Kosova, një ndihmë e madhe për Kombëtaren kuqezi të femrave"

“Gjej rastin nëpërmjet kësaj interviste që t’i falenderoj shumë vajzat nga Kosova për kontributin që kanë dhënë në Kombëtaren shqiptare. Ato vajza kanë qënë një ndihmë e madhe për ne, edhe për faktin se në Kosovë kishte rreth 7 vite që kishte filluar futbolli i femrave me skuadrën e Kosovës së Prishtinës, të krijuar nga miku im Agim Ademi”

26 Gusht 2022, 11:13 Nga DOSJA

Duka: “Vajzat nga Kosova, një ndihmë e madhe për

TIRANE - Pas artikullit “Historiku i vajzave kosovare me ëndërra e pasione, të cilat i realizuan me shumë mund e sakrificë, tregojnë për personin e parë që i përkrahu pas shumë refuzimeve”, mësuam se sa e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja e tyre në kombëtaren e Shqipërisë. Prandaj "Presheva Jonë" e pa si të patjetërsueshme nevojën që të bisedojmë me presidentin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, z. Armand Duka, njëherit edhe anëtari i parë shqiptar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, për të degjuar rrefimin e tij për futbollin e femrave në Shqipëri.

“Fillimi ka qënë i vështirë dhe plot të panjohura. Po shkelnim në një terren të panjohur për ne dhe pa eksperiencë. Ishte një e panjohur, por ishte një hap i domosdoshëm. Nuk kishim zgjidhje sepse ishim shumë të vonuar, duke kujtuar se sezoni parë në Shqipëri i futbollit të femrave ka qënë në 2008-2009. Por gradualisht kemi njohur rritje dhe jemi përmirësuar shumë. 13 vite nuk janë shumë, por janë të mjaftueshme për të hedhur themele të forta për të ndryshuar realitetin dhe zgjeruar njohjen e pranimit të futbollit të femrave në shoqërinë tonë. Nuk është diçka e lehtë, por mund ta them se po hedhim hapa cilësorë përpara”,- është shprehur presidenti Duka fillimisht, duke folur për hapat e parë të angazhimit të femrave shqiptare në futboll.

Duka: “Vajzat nga Kosova, një ndihmë e madhe për
Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka

“Padiskutim që i kujtoj dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj interviste që t’i falenderoj shumë vajzat nga Kosova për kontributin që kanë dhënë në Kombëtaren shqiptare. Ato vajza kanë qënë një ndihmë e madhe për ne, edhe për faktin se në Kosovë kishte rreth 7 vite që kishte filluar futbolli i femrave me skuadrën e Kosovës së Prishtinës, të krijuar nga miku im Agim Ademi. Ndërkohë që bindja e tyre për të luajtur për Shqipërinë ka qënë gjëja më e thjeshtë, duke parë dëshirën e madhe që kishin për të veshur fanellën kuqezi. Vinin me shumë dëshirë dhe na kanë bërë krenare me paraqitjet e tyre”,- ka thënë z. Duka, duke folur për rolin e vajzave nga Kosova, në fillet e futbollit të femrave në Shqipëri.

“Jemi në rritje të vazhdueshme dhe kjo na gëzon shumë. Është konfirmim i punës së mirë që kemi nisur. Futbolli i femrave është në qendër të strategjisë tonë “Futbolli për Kombin” 2022-2025. Për këtë kemi implementuar disa projekte që ta masivizojmë këtë sport të ri në Shqipëri dhe për të thyer tabutë që në vegjëli dhe te prindërit. Në të njëjtën kohë kemi nisur projektin e ndërtimit të 100 skuadrave vajzash në 100 shkolla 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë, që ka rritur numrin e vajzave që e dashurojnë tashmë futbollin. Vllaznia, ekipi ynë kampion tashmë e ka bërë traditë kualifikimin në 32 më të mirat e UEFA Women’s Champions League dhe le të urojmë që të kapin fazën e grupeve këtë sezon. Në kampionatin vendas ne paguajmë të gjithë skuadrat pjesëmarrëse, stafet e tyre por edhe i sigurojmë uniforma falas, si dhe topat e lojës e stërvitjes. Është një investim i madh nga FSHF, me qëllim rritjen e nivelit dhe kthimin e Shqipërisë në një vend shumë konkurues në arenën ndërkombëtare përsa i përket futbollit të vajzave”,- ka përfunduar me këto fjalë biseda jonë për “Presheva Jonë”, me presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka.

Duka: “Vajzat nga Kosova, një ndihmë e madhe për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet