"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Duket se pritet vetëm zyrtarizimi, ndaj Shqipërisë Serbia do të jetë pa tifozë!
FIFA po shqyrton mundësinë e një dënimi të ri ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, dhe kësaj radhe nuk do të jetë vetëm një kufizim i numrit të shikuesve, por stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd mund të mbyllet plotësisht për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
10 Shtator 2025, 22:44Nga DOSJA
SERBI - Tifozët serbë mund ta pësojnë pas thirrjeve nacionaliste në duelin ndaj Anglisë. FIFA po shqyrton mundësinë e një dënimi të ri ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, dhe kësaj radhe nuk do të jetë vetëm një kufizim i numrit të shikuesve, por stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd mund të mbyllet plotësisht për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Lajmin e ka raportuar gazeta serbe “Alo”. Ndeshja Serbi-Shqipëri është planifikuar të zhvillohet më 11 tetor në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sipas mediave serbe, dënimi i mundshëm lidhet me thirrjet “Kosova-Serbia” gjatë ndeshjes Serbi-Angli, e zhvilluar të martën mbrëma në Beograd, ku Anglia fitoi 0-5. Në qoftë se kjo gjë ndodh, atëherë do të ishte një bonus shumë i madh për Kombëtaren e Silvinjos.