LIVE UPDATES
Sport

Dy fanela, një rrahje zemre: Kur “vëllai i vogël” mban gjallë ëndrrën e madhe për në Botëror...

A mund të jesh i lumtur kur shtëpia jote (sportive) sapo ka pësuar një tërmet? Përgjigjja është thellësisht shqiptare: Po, sepse ëndrra nuk ka vdekur, thjesht ka ndërruar ngjyrat e fanellës për një natë.

31 Mars 2026, 07:30 Nga DOSJA
Dy fanela, një rrahje zemre: Kur “vëllai i vogël”

Nga Endi Tufa

Të martën mbrëma, gjeografia jonë shpirtërore e futbollit përjeton një asimetri të dhimbshme, por njëkohësisht të jashtëzakonshme. Në njërin krah, kemi një Shqipëri me kokën ulur, ende duke mbledhur copëzat e një ëndrre të thyer në Varshavë.

Përballë Ukrainës, luhet një miqësore e ftohtë, pa nerv, e zhveshur nga iluzionet. Në krahun tjetër, Kosova, “vëllai i vogël” që deri dje ecte duke u mbajtur pas dorës sonë, luan 90 minutat e jetës për një biletë që vlen sa vetë historia, e karikuar nga një fitore spektakolare ndaj Sllovakisë.

Çadra Kuqezi dhe hapat e parë të Dardanëve

Për dekada me radhë, flamuri kuqezi ishte i vetmi altar ku luteshin të gjithë shqiptarët. Kombëtarja ishte ekskluziviteti i skenës së madhe. Prishtina, Mitrovica, Gjilani e Tetova merrnin frymë me sukseset dhe dështimet e Tiranës. Dhe Tirana, nga ana e saj, bëri atë që bën çdo vëlla i madh: përdori të gjithë peshën, diplomacinë dhe influencën e saj për të hapur dyert e rënda të UEFA-s dhe FIFA-s për Kosovën. Ishte një lobim i pashembullt, një dorë e shtrirë në momentin kur themelet e futbollit dardan po hidheshin mes njëmijë vështirësish.

Por kur “vëllai i vogël” fillon e rritet, kërkon hapësirën e tij.

Rritja e Kosovës solli një dinamikë të re, shpeshherë të parehatshme. Ngjyrat verdheblu filluan të shkëlqejnë, dhe bashkë me to, lindi ajo zili e heshtur, e pathënë me zë të lartë, por e pranishme në çdo tryezë kafenesh sportive. Fillonin llogaritjet: Ku do të shkojë ky talent? Kë do të zgjedhë?

Ne u mësuam ta shihnim Kosovën si “fidanishten” tonë dhe e patëm të vështirë të pranonim se ata tashmë ishin një pemë më vete, e aftë për të dhënë frutat e saj. Kishte raste kur fërkimi i interesave krijonte pakënaqësi, një “luftë të ftohtë” për emra të caktuar lojtarësh. Por sot, duke e parë tablonë të plotë, ky nuk ishte një thellim i ndasisë; ishte thjesht një proces i dhimbshëm maturimi i dy poleve që në thelb kanë të njëjtin gjak.

E marta e kontrasteve: Të gëzosh përmes lotëve

Eksperimenti i madh i kësaj të marte është ky: A mund të jesh i lumtur kur shtëpia jote (sportive) sapo ka pësuar një tërmet? Përgjigjja është thellësisht shqiptare: Po, sepse ëndrra nuk ka vdekur, thjesht ka ndërruar ngjyrat e fanellës për një natë.

Disfata ndaj Polonisë djeg. Eliminimi i Shqipërisë është një shans i artë i humbur që kërkon një analizë të thellë, kokëulur dhe pa alibi në ndeshjen ndaj Ukrainës. Por melankolia e Tiranës nuk duhet të errësojë dritën që vjen nga Prishtina. Kosova po tregon një pjekuri taktike dhe një egërsi në fushë (ajo çfarë pamë ndaj Sllovakisë) që ne ndoshta e kishim humbur rrugës.

Përfundimi: Fitorja e tyre është “Bota Jonë”

Si shqiptarë, jemi dy shtete në letër, jemi dy kombëtare në FIFA, por jemi një komb në tribuna. Ka ardhur momenti ta zhveshim petkun e “vëllait të madh e të plotfuqishëm” dhe të jemi tifozët më të zjarrtë të vëllait të vogël që po bën mrekullinë. Kosova nuk po na merr hisen e lavdisë; Kosova po rrit rrezen e krenarisë sonë kombëtare.

Nëse Kosova prek Botërorin, atje nuk do të valëvitet vetëm flamuri me gjashtë yje. Në zemrën e çdo lojtari dardan që do të shkelë në atë bar, rreh edhe një zemër kuqezi. E marta e 31 marsit mund të jetë një natë zhgënjyese për trajnerin Sylvinho dhe djemtë tanë, por është nata ku gjithë Shqipëria duhet të mbajë frymën për Kosovën. Sepse në fund të fundit, nëse ëndrra për të shkuar në Botëror realizohet nga Prishtina, a nuk fitojmë të gjithë?

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet