17 Tetor 2022, 22:39
Nga DOSJA

PARIS- Asgjë nuk është e pamundur dhe ky rezultat e dëshmon, është Topi i Artë i popullit.Karim Benzema sapo ka fituar Topin e Artë. "Të jem këtu është një krenari për mua, është një ëndërr që kur kam qenë fëmijë – tha sulmuesi francez i Realit. "Kam pasur dy modele në jetën time: Zizou dhe Ronaldo. Kishte shumë punë, nuk hoqa dorë kurrë. Ka pasur momente të vështira, si kur nuk luaja për kombëtaren. Jam munduar të mbaj në mendje gëzimin e lojës, jam krenar për rrugën që kam bërë”.
“Falënderoj shokët e skuadrës nga Reali dhe Franca, trajnerët, presidenti Perez, i cili është si i familjes, ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe më ka besuar gjithmonë. Më ka dhënë mundësinë të luaj për Realin, erdhi në shtëpinë time për të më bindur. Është një çmim individual por vjen falë punës kolektive, ky është Topi i Artë i popullit."
Benzema është lojtari i dytë më i vjetër që ka fituar Topin e Artë. "Unë stërvitem shumë më shumë se të tjerët. Pas moshës 30 duhet të stërvitesh më shumë dhe të kesh këtë ëndërr në mendje. Motivimi më bën të kem më shumë ambicie se më parë." Më pas ai lavdëron idhujt e tij Ronaldo dhe Zidane: "Jam shumë i lumtur që Ronaldo është këtu. Ai është idhulli im. Nuk ka asnjë sulmues tjetër si ai. Ajo që bënte në fushë është e pamundur të bëhet përsëri. Ai ishte në një nivel që nuk arrihet, si Zizou."
E.Ç (Dosja.al)
benzema topi i arte
Sport
17 Tetor 2022, 22:32
PARIS- Kylian Mbappe ishte i pranishëm në ceremoninë e 'Topit të Artë', por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje...
Sport
17 Tetor 2022, 21:58
PARIS- Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë 2022 në ndarjen e çmimeve të mbrëmjes së sotme. Sul...
Sport
17 Tetor 2022, 21:36
PARIS- Sébastien Haller i ka dhuruar trofeun Yashin portierit të Real Madrid, Thibaut Courtois, i cili e shpall atë si portierin më t&eu...
Sport
17 Tetor 2022, 21:25
PARIS- Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka marrë trofeun Gerd Müller, i cili e akrediton atë si lojtarin me më shum&e...
Sport
17 Tetor 2022, 21:09
PARIS- Lojtarja e Barcelonës, Alexia Putellas, ka fituar Topin e Artë për Femra 2022. Pasi shënoi 33 gola sezonin e kaluar, lojtarja e Bar...
Sport
17 Tetor 2022, 20:48
PARIS- Mesfushori i Barcelonës, Gavi, fiton trofeun Kopa duke u konsideruar si lojtari më i mirë i ri i vitit të kaluar.
Sezoni i tij i m...
Sport
17 Tetor 2022, 20:40
ITALI- Sampdoria-Roma u karakterizua nga momente tensioni. Ultrasit e Sampdorias ishin në dijeni të pranisë në stadium të ish-preside...
Sport
17 Tetor 2022, 19:34
ITALI- "Interi është në shitje." Gazeta Financial Times përsërit thashethemet që kishin qarkulluar kohët e fundit nga burim...
Sport
17 Tetor 2022, 18:54
PARIS- Kush e fiton Topin e Artë 2022? France Football ka filluar të zbulojë kryesuesit: Maignan në vendin e 25-të, Vlahovic e mbyll ...
Sport
17 Tetor 2022, 18:47
ITALI- Roma në Marassi është në kërkim të fitores së tretë radhazi. Skuadra drejtuar nga José Mourinho ësh...