22 Dhjetor 2022, 15:40
Nga DOSJA
TIRANE - Në mesditën e të enjtes, janë luajtur edhe dy takime të javës së 15-të të Abissnet Superiores. Surpriza ndodhi në Kamëz. Skuadra rrogozhinase e Egnatias rikthehet te suksesi, teksa triumfoi në transfertë ndaj Kastriotit me rezultatin 2-3.
Ishte një sfidë emocionuese, ku golat ndiqnin njeri-tjetrin. Në përfundim, miqtë treguan “muskujt” ndaj krutanëve, pasi i mposhtën edhe duke luajtur prej minutës së 43-të edhe me 10 lojtarë, pas largimit nga fusha të Agbekpornu që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Autorë të golave ishin: Santiago Selmani (37’) dhe Hasani (58’) për Kastriotin, ndërsa Jackson (32’) me penallti, Fernando (61’) dhe Delarge (66’) shënuan për Egnatian.
Në ndeshjen tjetër në “Niko Dovana” të Durrësit, Erzeni dhe Bylisi u ndanë në një barazim 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Muçollari (33’) në pjesën e parë. Në të dytën, ballshiotët kërkuan të menaxhonin epërsinë, por Sadiki (83’) shënoi golin e barazimit 1-1 për Erzenin.
Pas këtyre rezultateve të ajvës së 15-të dhe e fundit për vitin 2022, Egnatia e 24 pikë renditet e treta, Erzeni me 2 pikë më pak pozicionohet e katërta, ndërsa Kastrioti dhe Bylisi ndajnë vendet 7-8 përkatësisht me nga 18 dhe 16 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Dhjetor 2022, 15:12
FRANCE - Leo Messi tashmë ka pasur kohë të përtypë trofeun e kampionit të botës që mori pak ditë më par&e...
Sport
22 Dhjetor 2022, 14:24
PORTUGALI - Fernando Santos tani është një histori. Drejtuesi teknik i Portugalisë është larguar dhe Federata është...
Sport
22 Dhjetor 2022, 14:11
I.A
Messi dhe Salt Bae
SHBA- Lionel Messit i është dhënë një nxitje e madhe për t'u transferuar më në fund në Shte...
Sport
22 Dhjetor 2022, 14:10
ANGLI - Peter Crouch është gjeni dhe figurë. Sa argëtim në fushë, aq edhe jashtë fushës. Ish-lojtari i Liverpo...
Sport
22 Dhjetor 2022, 13:41
ZVICER - Brazili, edhe pse humbi në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022” ndaj Kroacisë me penallti, mbetet ...
Sport
22 Dhjetor 2022, 13:14
ANGLI - Në këto kohë, kushdo që nuk e njeh Adrian Newey do ta mendojë atë krejtësisht të vjetëruar.&nbs...
Sport
22 Dhjetor 2022, 12:28
ANGLI - Liverpool rikthehet në garë këtë të enjte për të luajtur ndeshjen e tij në Carabao Cup kundër Man...
Sport
22 Dhjetor 2022, 11:56
FRANCE - Këtë të mërkurë, në përfundim të ndeshjes miqësore kundër Quevilly-Rouen Métropole, e fit...
Sport
22 Dhjetor 2022, 11:41
FRANCE - Ishte trendi i fortë i javëve të fundit, që së shpejti duhet të bëhet realitet. Lionel Messi ka rë...
Sport
22 Dhjetor 2022, 11:19
SPANJE - Aktualisht Cristiano Ronaldo është në Dubai për të pushuar, së bashku me familjen. Por spanjollja Marca bën me dije,...