LIVE UPDATES
Sport

“Çekia është rivali më i fortë”, Ramadani apel tifozëve: “Ju lutem, mos hidhni gjëra në fushë, ju jeni lojtari i 12-të, na duheni!”...

“Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë, pasi kundërshtari është i fortë. Kanë pësuar vetëm dy gola, por ne duhet të futemi në fushë vetëm me qasjen e duhur, pa eufori dhe ta bëjmë maksimumin e të marrim rezultatin pozitiv”.

9 Tetor 2023, 14:18 Nga DOSJA
“Çekia është rivali më i fortë”, Ramadani

TIRANE - Shqipëria po bëhet gati për sfidën me Republikën Çeke e vlefshme për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”. Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, u shpreh se skuadra do të kërkojë të marrë maksimumin dhe gjithashtu ka dhe një kërkesë për tifozët.

Momenti i mirë në klub dhe në Kombëtare? “Normalisht me Kombëtaren nëse arrijmë Europianin është një gjë e madhe për mua, për gjithë Shqipërinë, për familjen time. Edhe atje në Itali jam duke u paraqitur mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu”.

Me çfarë mentaliteti keni ardhur në pragndeshjen me Çekinë? “Kemi ardhur me mentalitetin e duhur kur e kemi përfunduar ndeshjen me Poloninë. Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë, pasi kundërshtari është i fortë. Kanë pësuar vetëm dy gola, por ne duhet të futemi në fushë vetëm me qasjen e duhur, pa eufori dhe ta bëjmë maksimumin e të marrim rezultatin pozitiv”.

Çfarë duhet të bëjmë ndryshe nga ndeshja e parë me Çekinë? “Ndeshja në shtëpi është më ndryshe, pasi luajmë në fushën tonë, kemi tifozët tonë që na përkrahin shumë. Do hyjmë më ndryshe në fushë, do hyjmë për ta fituar ndeshjen”.

Mediat italiane shkruajnë se ishe i përqendruar te Kombëtarja ndeshjen e fundit? “Jo, isha i foksuuar te ndeshja me Sassuolon, sepse edhe ne na duhen pikë atje për të shpëtuar prej rënies nga liga. Normalisht kur mbaron ajo ndeshje pastaj automatikisht vëmendja kalon te Kombëtarja”.

Sa e vështirë është të bësh dy ndeshje të mira radhazi? “Është hap i madh për mua, pasi Serie A është kampionati i dytë më i fortë në botë. Jemi profesionistë, pasi luajmë shumë ndeshje. Edhe këtu kur jam, e jap maksimumin. Gjithmonë kam qenë kështu. Shpresoj që edhe këtë ndeshje me Çekinë ta jap maksimumin”.

Do tentojmë diçka më shumë me Çekinë, apo do bëjmë llogari për në nëntor? “Normalisht ne do hyjmë në fushë për më shumë, pasi kemi tre finale dhe kjo është njëra prej tyre. Do hyjmë të japim maksimumin, pasi e dimë çfarë na pret po e morëm rezultatin pozitiv”.

A keni diskutuar me njëri-tjetrin për llogari? “Janë edhe tre ndeshje, siç thashë edhe më parë janë tre finale. Llogaritë do të bëhen pastaj. Ne duhet të hyjmë në këtë ndeshje të bëjmë maksimumin sepse është ndeshje e rëndësishme, sikurse edhe dy të tjerat. Shpresojmë të bëjmë mirë, pastaj në fund bëhen llogaritë”.

A ka presion brenda skuadrës? “Jemi profesionistë, ço herë ka presion, çdo ndeshje. Ne duhet ta menaxhojmë në mënyrën e duhur dhe kokën e duhur, sepse nuk duhet të bëjmë ndonjë gjë që do të na dëmtojë neve. Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht nga minuta e pare”.

Si e vlerësoni Çekinë? “Ata janë të dytë në grup, janë ekip shumë i fortë fizikisht. Ata janë treguar më të fortë se Polonia dhe normalisht që janë kundërshtari ynë”.

Interesimi i tifozëve, çfarë do të thotë për ju? “Kjo do të thotë që përkrahja është shumë e madhe për ne dhe shpresoj të mos i zhgënjejmë. Duam edhe këtë ndeshje ta bëjmë si ndeshjet e kaluara. Doja t’i falënderoja tifozët, anembanë shqiptarisë, që vijnë e na mbështesin dhe bëjnë kështu përkrahjeje për ne. Duhet t’ua kthejmë në fushë”.

Rreziku i dënimit, a keni një thirrje për tifozët? “Normalisht do u lutesha që të mos hedhin sende në fushë, sepse na duhen për ndeshjet e radhës. Ata janë lojtari i 12-të i joni dhe mendoj se do ishte mirë të jenë me ne gjithmonë. Nuk duam t’i humbim nga sendet e hedhura në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit