LIVE UPDATES
Sport

Çekiçi: “Grupi më i lehtë pa Rusinë, kjo Kombëtare ka një pikë të fortë”

“Ne duhet të hyjmë për vendin e parë. Kemi parë që në ndeshjet e fundit e kemi rritur shumë nivelin. Kemi shumë lojtarë të rinj që po luajnë në klube të mira dhe kemi shumë besim që do ia arrijmë qëllimit”

28 Maj 2022, 14:48 Nga DOSJA
Çekiçi: “Grupi më i lehtë pa Rusinë, kjo

DURRES - Endri Çekiçi ka bërë një sezon të pare të mirë me Konyaspor, ekip ku luajnë edhe Sokol Cikalleshi e Zymer Bytyqi. Mefushori ofensiv i kombëtares kuqezi doli përkrah Taulant Seferit, për të folur për mediet përpara dueleve ndaj Islandës dhe Izraelit për Nations League (6 dhe 10 qershor), dhe miqësoren ndaj Estonisë (13 qershor), duke prekur disa tema të ndryshme gjatë fjalës së tij.

Skuadra tij e Koniasporit, objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticion, përjashtimin e Rusisë, vendi i parë në grup, Europiani 2024, mungesa e Laçit dhe Bares, si dhe pika e fortë e Shqipërisë ishin disa nga pyetjet që Çekiçi i dha përgjigje.

Sezoni me Koniasporin - “Që nga momenti që u transferova te Konyaspor, ndihma e Sokolit dhe Zymerit ka qenë shumë  e madhe, duke qenë se kemi një marrëdhënie shumë të mirë jashtë fushe dhe në fushë na ka ndihmuar shumë. Që në fillim të sezonit e pamë që do kishim një sezon të suksesshëm dhe vazhduam ashtu. Vendi i tretë në kampionat, edhe pse po shpresonim për vendin e dytë, por në fund ishte një sezon shumë i suksesshëm”.

Statistikat me Olimpian dhe në Turqi – “Besoj edhe shifrat janë të përafërta, njësoj si tek Olimpia, por kampionati turk është më i fortë, qoftë nga ana fizike, qoftë nga kualiteti i lojtarëve. Nëse shohim emrat e lojtarëve në atë kampionat, besoj se flet gjithçka”.

Aspekti fizik dhe kombëtarja – “Në aspektin fizik jam përmirësuar shumë që nga transferimi në Turqi. U bënë dy sezone dhe këtë e kam shfaqur edhe në fushën e lojës. Sa i përket Kombëtares, gjithmonë kam qenë gati. Është trajneri ai që e vendos se kush do të luajë. Në momentin që jemi në fushë, është e rëndësishme që kush do që të jetë të japi 100%”.

Fitorja e fundit me Islandën? - “Duhet ta lëmë mbrapa. Kanë kaluar dy vite nga ajo fitore. Ne jemi një ekip tjetër, ata janë një ekip tjetër. Është një ndeshje e re. Duhet të hyjmë që nga minuta e parë të fokusuar dhe të harrojmë atë që ka kaluar”.

Më i lehtë grupi pa Rusinë dhe vendi i parë në grup - “Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë disi më të lehtë grupin. Kemi dy kundërshtarë që jemi pak a shumë në të njëjtin nivel. Ne duhet të hyjmë për vendin e parë. Kemi parë që në ndeshjet e fundit e kemi rritur shumë nivelin. Kemi shumë lojtarë të rinj që po luajnë në klube të mira dhe kemi shumë besim që do ia arrijmë qëllimit. Nëse dalim të parët në grup, kjo na jep edhe një mundësi më shumë për t’u kualifikuar në Europian, që është objektivi ynë kryesor. Kështu që vendi i parë duhet të jetë qëllimi ynë”.

A e rrit presionin fakti që vendi i parë është detyrë? - “Besoj se jo, pasi siç po e thoja edhe më parë, kemi lojtarë që luajnë në klube shumë të mëdha dhe janë mësuar me presionin. Besoj se nuk do kemi problem”.

Si do të jetë Shqipëria pa Baren dhe Laçin? - “Bare dhe Laçi janë dy lojtarë të rëndësishëm dhe me kualitet. Por, lojtarët e tjerë, Gjasula, Asllani, Bajrami, unë, duhet të japim maksimumin që të arrijmë qëllimin tonë. Shpresoj se Keidi dhe Laçi do të bashkohen në grumbullimin tjetër”.

Pika jonë më e fortë? - “Besoj se në këto momente, harmonia në grup. Kur shikoj çunat, të gjithë janë të kënaqur, të gjithë janë të qetë dhe besoj se kjo do jetë pika jonë më e forte”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet