All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Çelet në Tiranë ekspozita e legjendës Paolo Rossi, ikona e futbollit italian në vitet ’80!

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e çeljes së ekspozitës tha, se “kush ka parë futboll në atë kohë nuk duhet ta lerë pa parë këtë ekspozitë të rrallë”.

1 Shkurt 2024, 18:16 Nga DOSJA
Çelet në Tiranë ekspozita e legjendës Paolo Rossi, ikona e
All - Paragraf - 1

TIRANE - Në Muzeun Historik Kombëtar u çel sot ekspozita unikale e koleksionit të jashtëzakonshëm të Paolo Rossit, “djalit të artë” të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet ‘70-‘80, e që ka shkëmbyer bluzat e tij me ato të legjendave të tjera botërore të atyre viteve.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e çeljes së ekspozitës tha, se “kush ka parë futboll në atë kohë nuk duhet ta lerë pa parë këtë ekspozitë të rrallë”.

Rama vlerësoi se Paolo Rossi shkoi përtej limiteve, por asnjëherë nuk humbi buzëqeshjen. Sipas tij, Rossi “ka qenë një futbollist legjendar, që ka lënë këtë botë me një kujtim të rëndësishëm”.

“Hapim dyert të mikpresim të gjithë ata që duan të bëjnë këtë shëtitje në të shkuarën dhe të mendojnë për të ardhmen. Ne këtu në Shqipëri kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme dhe kemi shijuar këtë triumf të Italisë në botërorin e ’82 në një mënyrë komplet ndryshe, se ne ishim jashtë bote dhe nuk kishim mundësinë që të udhëtonim dhe të shikonim televizionin përveç ekranit të propagandës së regjimit”,- tha Rama. “Për ne, vijoi kryeministri, futbolli ka qenë një imazh i një bote tjetër”.

Rama theksoi po ashtu se ideja për çeljen e kësaj ekspozite në Tiranë ishte e legjendës së futbollit botëror, Arrigo Sacchi.

“U ndjeva i nderuar dhe krenar që Arrigo propozoi këtë ekspozitë. E di që Arrigo nuk është një person i lehtë dhe nuk bën ndere, por mendon atë që thotë dhe thotë atë që bën, që është një gjë shumë e rrallë”,- tha Rama.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite ishin të pranishëm edhe legjenda e futbollit botëror Arrigo Sacchi, bashkëshortja e Paolo Rossi-t, Federica Cappelletti drejtuese e fondacionit “Paolo Rossi”, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, kreu i FSHF-së Armando Duka.

Ishin edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, si dhe ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli, arbitri izraelit i gjysmëfinales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein, si edhe personalitete të futbollit shqiptar si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Ekspozita në përkujtim të Paolo Rossit, organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë. Ekspozita tregon jetën e Paolo Rossit dhe legjendave të futbollit ndërkombëtar.

Midis sendeve personale, realitetit virtual, bluzave origjinale, intervistave, “Topit të Artë” dhe “Këpucës së Artë” 82, vizitori i ekspozitës do të mundë të hyjë në kontakt me një prej atletëve më të vlerësuar në historinë e futbollit kombëtar e atij ndërkombëtar. Një kampion që ka bërë të ëndërrojë Italinë dhe Shqipërinë: “Paolo Rossi, djalë flori”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 shkurt.

B.T (Dosja.al)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta