12 Shtator 2025, 10:21
Nga DOSJA

ANGLI - Klubi anglez Watford feston 50-vjetorin e një prej kapitujve më të veçantë në historinë e tij, ardhjen në krye të klubit të Elton John-it, artistit që nuk bëri vetëm muzikë, por edhe histori në futboll.
Në vitin 1976, kur mori drejtimin e klubit të zemrës, Watford ishte në vendin e fundit mes 92 ekipeve profesioniste të Anglisë. Vendimet e guximshme, si emërimi i trajnerit Graham Taylor dhe afrimi i talenteve si Luther Blissett, Nigel Callaghan e një 16-vjeçari të quajtur John Barnes, e transformuan skuadrën. Brenda pak vitesh, “Hornets” u ngjitën deri në vendin e dytë në elitën angleze, luajtën në Evropë dhe shkuan në finalen e FA Cup 1984.
Për Elton John, ky klub ishte më shumë sesa futboll. “Nëse nuk do të kisha pasur Watfordin, Zoti e di ku do të isha përfunduar. Jam i bindur se ky klub më shpëtoi jetën,” ka rrëfyer ai në kujtimet e veta, duke e quajtur periudhën e presidencës si më të vështirën e jetës së tij personale.

Për të shënuar këtë përvjetor, Watford-i prezantoi një fanellë të veçantë të dizejnuar në bashkëpunim me Elton John-in, frymëzuar nga albumi Diamonds. Në të spikat fjalia e famshme “How Wonderful Life is while you're in the World”, si dhe logoja “Happy Hornet”, simbol i epokës së artë të viteve ’80. Sot, Elton John është president nderi i përjetshëm i Watford-it, duke mbetur një ikonë jo vetëm e muzikës botërore, por edhe e futbollit anglez, një njeri që i dha klubit lavdi dhe mori prej tij dashurinë që i ndryshoi jetën.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Shtator 2025, 10:18
HOLANDE - Ish-mesfushori i njohur holandez, Edgar Davids, ka qenë viktimë e një mashtrimi të pabesueshëm nga një person i konsider...
Sport
12 Shtator 2025, 10:00
TURQI - Tifozët e Trabzonsporit kanë pritur gjatë, por tani e kanë mirëpritur portierin e tyre të ri. "Është arri...
Sport
12 Shtator 2025, 09:30
MOLDAVI - Serghei Clescenco, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2021, la postin e trajnerit të Moldavisë të enjten. Trajn...
Sport
12 Shtator 2025, 09:00
ITALI - Fundjava zhgënjyese në Monza e ka lënë Ferrarin me shumë dyshime për të ardhmen e tij. Luca Cordero di Montezemo...
Sport
12 Shtator 2025, 08:30
Ish-trajneri i Venezuelës, Fernando Batista
AMERIKA JUGUT - Venezuela ka shkarkuar trajnerin Fernando Batista, pasi ekipi kombëtar dështoi ...
Sport
12 Shtator 2025, 08:00
ITALI - Një pasdite në Milanello nuk ka të bëjë vetëm me stërvitje intensive dhe përgatitje taktike. Kjo tre...
Sport
12 Shtator 2025, 07:30
BRAZIL - Në moshën gati 41 vjeç, Thiago Silva vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet si një nga mbrojtësit më t&e...
Sport
12 Shtator 2025, 00:58
ITALI - Një ditë e veçantë për lojtarët dhe stafin e Fiorentinës, të cilët morën një vizitë surp...
Sport
12 Shtator 2025, 00:37
ITALI - Por sa na kushtojnë? Kjo është një pyetje që çdo ekip ia bën vetes, duke parë lojtarët e tyre më t...
Sport
12 Shtator 2025, 00:22
TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur në Tiranë, shtyu vendimin e tij mbi kërkesën e FIGC-së për të luajtur ndeshj...