26 Korrik 2022, 20:19
Nga DOSJA

KANADA - Federico Bernardeschi së fundmi ka nënshkruar për Toronto FC dhe ka zbritur në MLS. Në një intervistë për ‘Tuttosport’, anësori nga koha e tij te Juventus, theksoi rëndësinë e ADN-së së skuadrës italiane. "Është e rëndësishme që të asimilohet mirë ADN-ja e Juventusit. Tani unë kam sjellë një pjesë të ADN-së së tyre në Toronto."
Anësori sapo ka nisur një fazë të re në MLS dhe pretendon se ka marrë një vendim të madh: “U pendova në momentin e përshëndetjes, por kuptova që cikli im te Juvja kishte përfunduar”. Nga të gjitha ofertat, ai zgjodhi Toronton. “Më afruan skuadra italiane, franceze dhe angleze, por MLS ishte dhe është një perspektivë krejtësisht e re dhe magjepsëse”.
Përveç kësaj, futbollisti italian tashmë ka debutuar dhe ka shënuar golin e parë. "Ishte një ndjenjë fantastike. E mrekullueshme. Një mënyrë përrallore për të nisur këtë aventurë",- ka rrëfyer Bernardeschi.

Pas pesë sezonesh te Juventus, Bernardeschi është ndarë me klubin italian, nga i cili ka kujtime të mira. "Mirënjohje maksimale për klubin, për tifozët, për ekipin. Do të vazhdojë të jetë një familje, me të cilën do të jem gjithmonë i bashkuar. Si futbollist kam fituar shumë. Si njeri, jam rritur dhe kam krijuar miqësi të rëndësishme,”- deklaroi lojtari.
Një nga momentet e tij më të mira me klubin italian ishte ndeshja kundër Atlético Madridit: "Viti i sfidës Juventus-Atlético ishte më i miri në histori. Pastaj gjithçka bashkohet dhe gjithçka ndryshon: trajneri, klubi, stadiumet bosh dhe roli im, ndërkohë që më ndryshonin vazhdimisht nga një pozicion në tjetrin”.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Korrik 2022, 18:30
Mathys Tel
GJERMANI- Në ditën kur Robert Lewandowski u prezantua zyrtarisht te Barcelona, Bayern Munich njoftoi blerjen e trashëgimtarit t...
Sport
26 Korrik 2022, 18:16
Pasarella dhe Maradona
ARGJENTINË- Kur një emër i madh zhduket pak nga qarkullimi, nisin të qarkullojnë thashethemet: “Po ps...
Sport
26 Korrik 2022, 17:57
ITALI- Takimi mes Maldinit, Massara-s dhe drejtuesve të Clube Brugge për Charles De Ketelaere zgjati rreth 1 orë e 15 minuta në hotelin Sp...
Sport
26 Korrik 2022, 16:25
FRANCE - Qyteti i 'dashurisë' duket se ka eklipsuar atë që dikur ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. ...
Sport
26 Korrik 2022, 16:09
ARGJENTINE - Presidenti maksimal i skuadrës argjentinase El Porvenir, Enrique Merelas, iu afrua kabinës së transmetimit, para ndeshjes kund&eum...
Sport
26 Korrik 2022, 16:02
ITALI- Paulo Dybala është prezantuar tashmë zyrtarisht me median si një lojtar i Romës dhe përpara se të shfaqet para tifoz...
Sport
26 Korrik 2022, 15:39
ITALI- Chelsea nuk heq dorë nga Denzel Dumfries. Inter nuk negocion për më pak se 40 milionë euro, por - siç raportohet nga Gazzett...
Sport
26 Korrik 2022, 15:34
FRANCË-Ajo që filloi si një shaka me disa miq në pushime u bë një histori e rreme transferimi gjatë së cilës Rafa...
Sport
26 Korrik 2022, 15:33
Duke u larguar nga Spartak Moska, Luca Cattani rikthehet te PSG
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon ristrukturimin e brendshëm. Drejtuesit e klu...
Sport
26 Korrik 2022, 15:13
ANGLI - Për herë të parë në historinë e saj, Premier League do të drejtohet nga një grua. Alison Brittain sapo &e...