LIVE UPDATES
Sport

“Euro 2024”/ Asllani: “Ndaj Italisë, në fushë duhet grintë & zemër dhe luajmë si grup”...

Mesfushori i kuqezinjve, Kristjan Asllani vlerëson edhe… “Plusi ynë janë tifozët”

13 Qershor 2024, 14:21 Nga DOSJA

GJERMANI - Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte lojtari i radhës, i cili doli mesditën e sotme në konferencën për media nga kampi kuqezi, i zhvendosur prej disa ditësh në Kaiserau të Gjermanisë, në prag të finaleve të ‘Euro 2024’.

Djaloshi kuqezi iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe komentoi në mënyrrë të veçantë ndeshjen e parë hapëse të Shqipërisë ndaj Italisë, që do të luhet të shtunën, në ora 21:00 në Dortmund.

Asllani vlerësoi me nota të larta përfaqësuesen italiane, duke e konsideruar si një ekip të fortë, ndërsa u shpreh se ekipi kuqezi po e analizon shumë mirë kundërshtarin. Mesfushori theksoi ndër të tjera se forca e ekipit tonë është grupi, ndërsa theksoi se skuadra duhet të luftojë në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Asllani vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë.

Tek Italia ka disa futbollistë të Interit, ka pasur pyetje nga kuqezinjtë për lojtarët e ekipit ku luan? “Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. I njohim të gjithë ata lojtarë. Shumica jonë luan në Serinë A. Janë lojtarë të fortë. Italia është një kombëtare e fortë. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe mezi po pres të hyj në fushë”.

Si e shikoni balancën mes mesfushës sonë dhe asaj italiane? “Italia është një nga kombëtaret më të forta për mua. Ne i dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Do të presim ndeshjen dhe ta shikojmë se çfarë do të bëjmë”.

Si kanë shkuar përgatitjet dhe atmosfera brenda grupit? “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjjithë jemi të fokusuar te ndeshjet. Kemi një sfidë me Italinë, po e studiojmë, po shikojmë video dhe po presim”.

A është më e lehtë të përballesh me Italinë, pa Barellan? “Italia ka shumë lojtarë të fortë. Unë e njoh Barellan është një nga mesfushorët më të fortë në botë. Italia ka shumë mesfushorë, nëse nuk është Barella është Frattesi. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar. Grupi i Italisë është i forte”.

Bast me Frattesin? “Jo nuk kemi bast, por po fitoj Frattesi nuk do i flas për disa ditë, ashtu do bëj edhe ai po të fitoj unë (qesh)”.

Arma më e fortë e Kombëtares? “Forca jonë është grupi, kush luan e di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Kemi një plus të madh që janë tifozët dhe i presim se janë zjarr”.

Me Azerbajxhanin luajtët me Ramadanin, patët vështirësi në presion me kundërshtarin. Do preferonit me 2 lojtarë para mbrojtjes dhe Bajrami para apo mesfushë më të ngjeshur? “Këto gjëra i vendos trajneri, por ne i kemi zhvilluar të gjitha kualifikueset me dy mesfushorë. Tani nuk e di si do luajmë. Ne ndihemi mirë me çdo skeme, me dy apo tre mesfushorë, kjo nuk ndryshon asgjë. Ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë, zemër, luftë, sepse ndeshja kalon aty”.

Cilin nga lojtarët që luan tek Interi nuk do të doje të kishe në fushë të shtunën? “I dua të gjithë shokët e mi në fushë, e meritojnë dhe janë profesionistë. Dua të jem unë në fushë dhe ata”.

A mund t’i bëjë “dëm” Broja Italisë? “Besoj se Armando mund t’u bëjë dëm të gjitha skuadrave. Është shumë i fortë, i shpejtë teknik dhe shumë fizik. Shpresoj që të bëjë ndonjë gol”.

A ke folur me Brojën për një derbi “Broja (Milan) - Asllani (Inter)”? “Jo nuk kam folur sepse i kam kaluar dhe unë këto gjëra. Shpresoj që Armando të shkojë në një ekip ku do të luajë dhe të jetë mirë ai”.

Ngacmime nga lojtarët e Interit? “Kur mësuam grupin ishim në avion dhe kemi bërë shaka. Nuk janë ngacmime se e dimë vlerën e ndeshjes dhe nuk ka nevojë. Ne i njohim lojtarët e Italisë, duhet të kemi respekt por jo frikë se i dimë kualitetet tona”.

“Euro 2024”/ Asllani: “Ndaj Italisë, në fushë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet