14 Nëntor 2023, 10:23
Nga DOSJA

ZVICER - Problemet nuk ikin kurrë vetëm... Gjendja në Federatën e Futbollit të Bullgarisë është katastrofike! Shumë menduan se shkarkimi i Mladen Krstajic nga posti i trajnerit do të sillte përmirësim, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, problemet po shtohen dita-ditës dhe siç raportojnë mediat bullgare, ndeshja kundër Hungarisë, e planifikuar për më 16 nëntor edhe mund të anulohet.
Arsyeja? Federata e Futbollit të Bullgarisë ka kërkuar nga UEFA që ndeshja të mos luhet në Sofje, por në Plovdiv. Leja ka ardhur nga UEFA, por problem është rikonstruksioni i stadiumit në qytetin e përmendur. Kryetari i bashkisë së Plovdivit ka refuzuar të nënshkruajë për zhvillimin e ndeshjes, pasi nuk është i sigurt të organizohet ndeshja për shkak të punimeve të rinovimit, në pjesë të caktuara të stadiumit.

Nga ana tjetër, Federata Bullgare e Futbollit nuk heq dorë nga synimi për ta luajtur në Plovdiv, ndërsa mediat vendase raportojnë se ndeshja edhe mund të mos luhet atje. Nëse kjo ndodh, hungarezët do të merrnin tre pikë në tabelën dhe do të kualifikoheshin në Kampionatin Evropian.
Kujtojmë se Federata e Futbollit të Bullgarisë vendosi që ndeshja kundër Hungarisë të mos luhet në Sofje, për shkak se ishin paralajmëruar demonstrata të tifozëve për shkak të rezultateve katastrofike të kombëtares. Për këtë arsye u vendos që ndeshja të zhvendoset në Plovdiv dhe të luhet pa praninë e publikut!
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Nëntor 2023, 08:30
AFRIKE - Ngjarje të ndryshme kanë ndjekur sportin në njëqind vitet e fundit. Për fat të keq, përshtypja është disi ...
Sport
14 Nëntor 2023, 08:00
SPANJE - Java e kaluar u shënua nga vdekja tragjike e Raphael Dwamena në ndeshjen e xhiros së 13-të të kampionatit shqiptar mes Egnatia...
Sport
14 Nëntor 2023, 07:26
DANIMARKE - Kur flasim për sportin, vetëkuptohet se futbollistët janë ndër më të pasurit. Kontratat e mëdha sportive dhe...
Sport
14 Nëntor 2023, 07:04
SPANJE - Diego Simeone, trajneri i Atlético de Madrid , është ndalur nga “El Larguero de la Ser”, ku ka folur n...
Sport
14 Nëntor 2023, 07:00
BRAZIL - Brazili do të jetë pa portierin titullar Ederson, i dëmtuar në njërën këmbë. Portieri u detyrua të t&...
Sport
14 Nëntor 2023, 00:03
ITALI - Igor Tudor është një hap larg pankinës së Napolit. Pas takimit të sotëm me Aurelio de Laurentiis,...
Sport
13 Nëntor 2023, 20:02
BRAZIL - Katër ndeshje kanë mbetur dhe liga braziliane është në zjarr, si në krye dhe në fund të renditjes.
...
Sport
13 Nëntor 2023, 20:02
AFRIKE - Më 16 nëntor, Maroku i El Kaabi ishte planifikuar të përballej me Eritrean në ndeshjen e parë të kualifikimeve ...
Sport
13 Nëntor 2023, 19:26
SPANJE - Lionel Messi është intervistuar nga Jorge Valdano në kanalin “Movistar Plus” dhe ka reflektuar për periudhë...
Sport
13 Nëntor 2023, 19:05
KORE E JUGUT - Trajneri i kombëtares së futbollit të Koresë së Jugut, Jurgen Klinsmann, u premtoi tifozëve se do t'i jepte ...