LIVE UPDATES
Sport

“Euro 2024”/ Kancelari gjerman Scholz, nis numërimin mbrapsht për nisjen e Europianit

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot shënoi fillimin e numërimit mbrapsht për “Euro 2024”, një ngjarje që ai e përshkroi si një "lojë në shtëpi për Evropën", ku mikpritësit shpresojnë se do të jetë një shembull i organizimit të qëndrueshëm.

14 Qershor 2023, 20:04 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Kancelari gjerman Scholz, nis numërimin mbrapsht

GJERMANI - Një vit ka mbetur për kampionatin europian të futbollit, që rikthehet pas 34 vitesh në Gjermani (në vitin 1988 kishte triumfuar Holanda), e cila do të presë turneun nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, në 10 qytete, pa kërkuar as ndërtimin e stadiumeve të rinj.

“Jam i lumtur që jemi të gjithë këtu, për të filluar me entuziazëm, me besimin se gjithçka po shkon mirë dhe se do të arrijmë edhe rezultate të mira”,- tha kancelari Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, duke mbajtur lart një fanelë të zbukuruar me sloganin "një lojë në shtëpi për Evropën", shoqërohej nga ministrja e Brendshme, Nancy Feiser, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf dhe drejtori i turneut, Philipp Lahm, ndër të tjera në kopshtin e kancelarisë dhe me trofe para tyre.

“Euro 2024”/ Kancelari gjerman Scholz, nis numërimin mbrapsht

Gjermania ka një mori stadiumesh, që organizojnë rregullisht ngjarje ndërkombëtare, nga “Allianz Arena” e Bayern Munich deri te “Signal Iduna Park” i Borussia Dortmund, dy prej të cilave do të riemërohen për turneun.

“Allianz Arena”, e cila gjatë turneut do të quhet “Munich Football Arena”, do të presë ndeshje për të dytin Euro radhazi, pasi ishte i vetmi stadium gjerman gjatë “Euro 2020” të zgjeruar në vitin 2021 për shkak të pandemisë. Këlni, Shtutgarti, Frankfurti, Dyseldorfi, Hamburgu, Gelsenkirchen, Leipzig dhe Berlini do të jenë gjithashtu nikoqir i ndeshjeve vitin e ardhshëm.

"Ky do të jetë një kampionat evropian shumë i veçantë, sepse ne mund të zhvillojmë struktura që janë tashmë atje,"- tha Scholz. “Kjo është diçka e veçantë, fakti që nuk duhet të ndërtosh gjithçka. Stadiumet janë aty, transporti publik mund të përballojë shifrat e mëdha,”- shtoi ai.

Presidenti i DFB-së pa edhe përfitime të mëdha potenciale për klubet amatore: “Është e rëndësishme për futbollin në Gjermani në tërësi. Ne priremi të fokusohemi shpesh te futbolli profesionist, por ky turne duhet të jetë i gjerë dhe specifik për 25.000 klubet që kemi në Gjermani. Ky entuziazëm duhet të transmetohet te amatorët”,- tha Neuendorf.

Ky do të jetë turneu i parë i madh i futbollit në vend që nga Kupa e Botës 2006, e cila ndezi një valë emocionesh në të gjithë vendin. Më shumë se një milion njerëz u gjendën në zonat e tifozëve në të gjithë vendin për të parë ndeshjet.

Gjermania Perëndimore priti Kampionatin Evropian në vitin 1988. Finalja e turneut është planifikuar për më 14 korrik në stadiumin Olimpik të Berlinit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet