LIVE UPDATES
Sport

“Euro 2024”/ Presidenti Duka, për Sky Sports Italia: “Italia do të ketë përballë një “mur të kuq” në Dortmund”...

“Italia është gjithmonë ndër skuadrat favorite në Kampionatin Evropian, ata janë gjithmonë aty"

1 Qershor 2024, 15:08 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Presidenti Duka, për Sky Sports Italia:

ANGLI - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zv.presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka dhënë një intervistë ekskluzive për mikrofonat e “Sky Sport Italia” nga stadiumi i “Wembley”-t, ku do të ndjekë finalen e Champions League sot në mbrëmje mes Real Madridit dhe Borusia Dortmundit.

Konsideratat e tij të para janë sigurisht të rezervuara për ndeshjen e sotme: “Ndeshjet e Champions League janë në fakt festa më e mirë që mund të përjetojmë. Ne të gjithë presim ndeshjen më të mirë të sezonit para nisjes së Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Le të shohim, sot një nga dy skuadrat do të fitojë”.

I pyetur në lidhje me në parashikim për rezultatin, ai shprehet: “Të gjithë mendojnë se Real Madridi do të fitojë, por nëse lojtarët e tyre vijnë me mendjen se e kanë fituar trofeun do ta kenë të vështirë. Nëse ju kujtohet finalja e vitit të kaluar, të gjithë mendonin se Manchester City do të fitonte lehtësisht, por nuk rezultoi kështu. Do të jetë një ndeshje e vështirë, Reali është një ekip me përvojë, por Dortmundi ka bërë mirë dhe mund të krijojë probleme, mund edhe ta fitojë kupën madje”.

Më pas ka vend për disa mendime në lidhje me ndeshjen e grupeve të “Euro 2024” mes Italisë dhe Shqipërisë: “Në Dortmund do të luhet ndeshja më e rëndësishme, ndeshja e jetës për ne. Marrëdhëniet tona me Italinë janë të veçanta, shumë shqiptarë jetojnë në Itali, do të jetë një ndeshje speciale. Në Xhenova, në ndeshjen miqësore të disa viteve më parë, tifozët tanë kënduan himnin italian. Shpresoj që kjo të ndodhë dhe ne Dortmund”, - thotë presidenti i FSHF-së, teksa shton:

“Në ‘Signal Iduna Park’ presim një ‘mur të kuq’, mendoj se më shumë se gjysma e tifozëve në stadium do të jenë shqiptarë, është një nga ndeshjet e grupeve me më shumë kërkesa për bileta, e dyta pas Gjermani-Zvicër. E dimë se çfarë kundërshtarësh do të kemi përballë, ata janë skuadra të mira, Italia është kampione në fuqi e Europës.

Por edhe ne kemi një skuadër të mirë, kemi bërë paraqitje shumë të mira në kualifikuese. Shpresoj që lojtarët tanë t’i përdorin këto ndeshje për të treguar më të mirën e tyre, pa presion. Nëse ia dalim të kualifikohemi do të jemi shumë të lumtur, por do të jemi të lumtur edhe nëse nuk ia dalim”.

Në fund, Presidenti Duka e mbyll me një koment tjetër për sfidën speciale me Italinë. “Italia është gjithmonë ndër skuadrat favorite në Kampionatin Evropian, ata janë gjithmonë aty dhe mund të fitojnë. Ata janë një ekip historik, kampion i Evropës, me shumë cilësi, por lojtarët tanë janë të përgatitur mirë. Italia është favorite, shpresoj të jetë një ditë feste në Dortmund”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet