LIVE UPDATES
Sport

“Euro 2024”/ Shqipëria në focus të UEFA-s, reportazh kushtuar kuqezinjve! Mesazhi i Sylvinhos: “Gjithmonë besoni te lojtarët”...

Momenti dhe edicioni kualifikues shumë i mirë i Kombëtares kuqezi, por edhe puna fantastike e teknikut brazilian, nuk ka kaluar pa u vënë re.

15 Nëntor 2023, 11:34 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Shqipëria në focus të UEFA-s, reportazh

TIRANE - “Një ditë pune me Sylvinhon”, në kanalin e saj zyrtar UEFA i ka dedikuar një reportazh të veçantë Kombëtares shqiptare dhe trajnerit Sylvio Mendes Campos Junior.

Reportazhi në faqen zyrtare të UEFA-s nis me një përshkrim të karrierës së Sylvinjos, si lojtar dhe trajner, që ka kontribuar në disa vende të Europës dhe në Brazil, vendlindjen e tij.

Trajneri Sylvinho tregon në kanalin zyrtarë të UEFA-s ndjesitë si trajner i Shqipërisë, teksa shton se të përfaqësosh një komb është shumë special për lojtarët dhe trajnerin.

“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë, kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin”

Reportazhi i Uefa-s vijon me organizimin e punës nga trajneri Sylvinho dhe stafi i tij, ndërtimi i programit stërvitor, diskutime me lojtarët, ku gjithmonë mbizotëron atmosfera pozitive.

Në vijim UEFA vlerëson Shqipërinë dhe e cilëson rrugëtimin e saj në këtë edicion kualifikues shumë të mirë. Ndeshja e radhës me Moldavinë shihet si një finale, pasi Shqipëria mund të sigurojë për herë të dytë në histori finalet e një turne madhor, Europianin “Gjermani 2024”.

Në karrierën e tij si lojtar, Silvinjo ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Arsen Wenger, dy nga trajnerët më të mirë të historisë. Në reportazhin e UEFA-s Silvinjo i cilëson ata si të jashtëzakonshëm.

“Guardiola dhe Wenger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time, si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”.

Pjesë e reportazhit të UEFA-s është edhe Elseid Hysaj. Fillimisht mbrojtësi kuqezi jep mendimin e tij për Sylvinhon, duke e cilësuar si një nga trajnerët e tij të preferuar.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për një trajner si Sylvinho, për të kaluar momentin e vështirë. Tani është padyshim një nga trajnerët e mi të preferuar”,- shprehet Hysaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me trajnerin Sylvinho, Elseid Hysaj pyet trajnerin për evolucionin e rolit të mbrojtësit të krahut, por edhe për ndryshimin mes tyre.

“Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike. Sigurisht taktika është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”, shprehet Sylvinho.

Reportazhi i UEFA-s dedikuar ecurisë fantastike të Shqipërisë dhe trajnerit të saj Sylvinho mbyllet me fjalën e këtij të fundit, i cili thotë se “në Kombëtare çdo gjë bëhet me zemër, pasi prezantojnë vendin në arenën Europiane dhe atë Botërore”.

Në fund mesazhi i Sylvinhos është i qartë: “Gjithmonë besoni te lojtarët”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë