2 Shkurt 2023, 10:24
Nga DOSJA

ZVICER - Shorti i hedhur sot, në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, ka përcaktuar edhe 9 grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampinatit Europian 2025 për këtë grup-moshë. Shqipëria U-21 është shortuar në grupin E, së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Europianit U-21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s. Kujtojmë që dy kokat e grupit janë Rumania dhe Zvicra, dy skuadra që do të jenë të impenjuara edhe në finalet e Europianit 2023 në muajt qershor-korrik.
Për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e grupit, përfaqësuesit e FSHF-së do të diskutojnë me homologët e tyre të grupit E për të vendosur edhe kalendarin përfundimtar. Duke parë përbërjen e grupit, Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të synojë të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të turneut, që do të luhet në vitin 2025 në Sllovaki.

Në eliminatoret e këtij turneu marrin pjesë 53 vende të ndara në 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5 të tilla.
Sipas renditjes së UEFA-s, Shqipëria U-21 ishte e pozicionuar në vendin e 36-të. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve, në përfundim të fazës kualifikuese, së bashku me tre vendet e dyta më të mira, do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut.
Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën play-off për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Shkurt 2023, 10:11
BRAZIL - Qeveria braziliane i kërkoi Komitetit Olimpik Brazilian (IOC) dhe Konfederatës Braziliane të Volejbollit (CBV)...
Sport
2 Shkurt 2023, 07:37
SPANJE - Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, ka publikuar një deklaratë në ‘stories’ e saj në Instagram për të mohuar d...
Sport
2 Shkurt 2023, 07:07
FRANCE - Kylian Mbappé, shqetësim. I pozicionuar në ballë të sulmit parizien në Montpellier (fitore 3-1) këtë t...
Sport
1 Shkurt 2023, 23:53
FRANCE - Në ditën e njëzet e një të Ligue 1, Paris Saint-Germain fitoi 3-1ndaj Montpellier, me golat e Fabian Ruiz (55'), Leo Mess...
Sport
1 Shkurt 2023, 23:31
SPANJE - Një tjetër fitore për Barcelonën (1-2) në një lojë shumë serioze dhe të qetë për katalanasit, t&...
Sport
1 Shkurt 2023, 23:09
ANGLI - Ka kohë që Manchester United pushoi së qeni një rastësi dhe mund të thuhet se Ten Hag duket se më në f...
Sport
1 Shkurt 2023, 22:45
ANGLI - Nëse nuk ishte në gjendje të siguronte kontratën e nënshkruar për huazimin e Hakim Ziyech te PSG, klubi anglez i...
Sport
1 Shkurt 2023, 22:32
TURQI - Galatasaray në Stamboll po vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit kampion në Superligën turke këtë sezon. Sot, v...
Sport
1 Shkurt 2023, 21:33
SPANJE - Shqetësimet po grumbullohen për Dani Alves. I akuzuar për përdhunim nga një femër 23-vjeçare dhe i vendo...
Sport
1 Shkurt 2023, 20:46
ITALI - 2022 ishte një vit shumë i vështirë për Francesco Tottin dhe Ilari Blasi. Ish-kapiteni i Romës dhe modelj...