Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Juventus - Sevilla dhe Roma - Bayer Leverkusen janë çiftet gjysmëfinale të Europa League. Ato do të ndeshen 11 dhe 18 maj për të përcaktuar dy skuadrat që do të luajnë finalen e Budapestit në Pushkash Arena

ZVICER - Ishin të lehta ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Europa League. Italianët e Juventusit, ata të Romës, spanjolët e Sevillas dhe gjermanët e Bayer Leverkusenit janë finalistët e Europa League, të cilët do të synojnë për të shkuar në finalen e Budapestit, në Pushkash Arena.
Duke përjashtuar Bayer Leverkusen, që fitoi 4-1 në transfertë ndaj belgëve të Royale Union SG, takimet e tjera ishin tejet të luftuar dhe që prodhuan rezultate interesante. Në një ndeshje dramatike, Roma e zgjidhi çështjen e kualifikimit në shtesat e takimit, teksa fitoi 4-1 pas 120 minutash.
Goditjen më të madhe e pësoi Manchester United, i cili u shtang nga Sevilla që fitoi me rezultatin e pastër 3-0, ndërkohë që Juventusi barazoi 1-1 me Sportingun, por i mjaftoi fitorja minimale 1-0 e një jave më parë, për t’u kalifikuar për në gjysmëfinale.
Bukuria e këtyre çerekfinaleve të dyta ishte ndeshja në Ramon Sanchez Pizjuan, ku Sevilla ishte si Anteu në shtëpinë e saj, duke i shastisur ‘Djajtë e Kuq’, të cilët nuk arritën të tregonin asnjë. Mjaftoi një gabim i mbrojtësit Maguire, që në minutën e 8-të En Nesyri të ndëshkonte Man.Unitet dhe të zhbllokonte ndeshjen.

Marokeni Youssef En Nesyri do të shënonte edhe firmoste fitoren 3-0 të Sevillas në minutën e 81-të, duke shënuar edhe golin e tij të dytë personal, ndërkohë që Bade, pas një gabime të portierin De Gea, nuk do të gabonte dhe të shënonte golin e dytë të andaluzianëve, që si specialistë të këtij eventi, kalojnë në gjysmëfinale.
Skuadra e Aspirinave, thuajse shëtiti në Anderlecht. Diaby shënoi që në minutën e 2-të për skuadrën e Alonsos, ndërsa Bakker në të 38-të mbyll pjesën e parë me fitoren 2-0 të gjermanëve. Pas pushimit gjermanët e Leverkusenit shënuan edhe dy here të tjera me anë të Frimpong (61’) dhe Hlozek (79’). Goli i Terho (65’) nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e takimit, ku në përfundim të tij Bayer Leverkusen kalon në gjysmëfinale.
Rabiot në minutën e 9-të kaluan të pare në epërsi në Lisbonë ndaj Sportingut. Luzitanët barazojnë në 1-1 me penallti në minutën e 20-të, ku pjesa tjetër e ndeshjes nuk pati gola të tjerë. Fitorja e një jave më parë 1-0 me golin e Gottit në Torino mjaftoi për të marrë një biletë për në gjysmëfinale.
Sfida e fundit çerekfinale, ajo midis Romën dhe Feyenoord, ishte më dramatikja dhe më e gjata, ku mesa duket hesapet midis dy finalisteve të sezonin të kaluar në Conference League, nuk janë mbyllur në finalen e Tiranës. Pas një pjese të parë të tensionuar dhe të luftuar Spinazzola (60’) do të shënonte golin e parë për Romën. Verdhekuqtë shtangen, pasi Igor Paixao (80’) do të barazonte në 1-1, duke e intriguer takimin. Dybala (89’) do të shënonte, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Më pas, El Shaarawy (101’) do të shënonte dhe do të çonte shifrat në 3-1, që nënkupton edhe kualifikimin për Romën.

Në shtesën e dytë prej 15 minutash, në fushën e lojës në radhët e romanëve do të hynte edhe mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla, i cili do të zinte vendin e El Shaarawyt. Në këtë fraksion Pellegrini do të firmoste fitoren 4-1 e golin e tij të shënuar në minutën e 109-të.

B.T (Dosja.al)
ITALI - Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Conference League. Skuadra nga Firence humbi 2-3 në “A...
FRANCE - Qindra tifozë të Bazelit u përpoqën të bënin udhëtimin në Côte d'Azur, për çerekfinalen e Con...
SLLOVENI - Joan Laporta ka udhëtuar për në Slloveni këtë të enjte për t'u takuar me presidentin e UEFA-s Aleksand...
ANGLI - Portieri i Burnley-t, Arijanet Muric, i la një bakshish një kamariereje prej 10 mijë eurosh në një lokal në Mynih. Ng...
ITALI - Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se ankesa e Juventusit u pranua pjesërisht nga këshilli sportiv i CONI, i cili i k&e...
FRANCE - Leo Messi e kaloi ditën e tij të pushimit dhënë nga Paris Saint-Germain me familjen e tij. Superylli arg...
SHBA - Fatkeqësisht, lista e yjeve që në vend të sportit mbushën faqet e kronikës së zezë është mjaft e gjat...
ANGLI - Arbitrat elitarë të FIFA-s “importohen” edhe në Arabinë Saudite. Gjyqtari anglez, Michael Oli...
SPANJE - Avokati i Dani Alves do të kërkojë sërish lirimin me kusht të lojtarit, i cili është arrestuar që nga mesi i ja...
SPANJE - Gazeta katalanase ‘Sport’ avancon këtë të enjte duke raportuar, se LaLiga do të pranonte regjistrimin e Lionel Messit p...