“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
EUROPA LEAGUE/ Heshtje për Mbretëreshën, Real Sociedad e bën më të zezë natën e Man.United! Lazio shkatërron Feynoord
Europa League e Lazios nis me këmbën e djathtë, duke mposhtur 4-2 Feyenoord në ndeshjen hapëse në Olimpico. Skuadra e Sarrit dominoi pjesën e parë, duke kaluar në avantazh në minutën e 3' me Luis Albertos.
8 Shtator 2022, 23:18Nga DOSJA
EUROPË- Europa League e Lazios nis me këmbën e djathtë, duke mposhtur 4-2 Feyenoord në ndeshjen hapëse në Olimpico. Skuadra e Sarrit dominoi pjesën e parë, duke kaluar në avantazh në minutën e 3' me Luis Albertos.
Në çerek ore Felipe Anderson shënoi të dytin dhe Vecino realizoi në minutën e 28-të. Në pjesën e dytë, Vecino do të plotësonte pokerin, ndërsa Gimenez do të realizonte dy herë për ekipin holandez. Surpriza e madhe erdhi në Grupin E, aty ku Real Sociedad mundi Manchester United në 'Old Trafford' me shifrat 0-1.
Vendasit dominuan në lojë, ndërkohë që Ronaldo e nisi si titullar këtë takim. Goli i vetëm do të shënohej nga Mendez në minutën e 59' nga pika e bardhë e penalltisë.Në takimet e tjera këto ishin rezultatet. Crvena zvezda-Monaco 0-1 Ferencvaros-Trabzonspor 3-2 Freiburg-Qarabag 2-1 Lazio-Feyenoord 4-2 Nantes-Olympiacos Piraeus 2-1 Omonia-Sheriff Tiraspol 0-3 Sturm Graz-Midtjylland 1-0