Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kevin De Bruyne qëndroi vetëm 36 minuta në fushë në finalen e Champions League dhe kërkoi të zëvendësohet pasi u dëmtua

ANGLI - Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne doli nga fusha në pjesën e parë të finales në Stamboll, pasi nuk mundi të vazhdonte, pas një dhimbje të tendinit dhe u zëvendësua nga Phil Foden. Edhe pa të, “Qytetarët” arritën të mbizotërojnë ndaj Interit, me rezultatin 1-0.
Në një intervistë pas ndeshjes dhe të cituar nga ‘The Telegraph’, ‘motori’ belg i skuadrës së Guardiolës, tha se ‘kam dhënë gjithçka që kisha për ekipin dhe shokët te City e dinë këtë. Jam krenar për gjithçka që kam mundur të bëj”.
Sa i përket dëmtimit të tij, belgu De Bruyne shprehet se “u ndjeva mirë këtë javë, por prej dy muajsh më kanë thënë se mund të dëmtohesha. Unë rrezikova".

Sipas zërave në kampin e kampionëve të Europës, mesfushori Kevin De Bruyne, mund të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për rreth tre muajsh, pas dëmtimit në finalen e Champions League. Belgu ka kohë që po lufton me një dëmtim të kofshës, por e ka shtyrë me sakrifica për të qëndruar me bashkëlojtarët e tij deri në finalen e sezonit.
Është hera e dytë që mesfushori 31-vjeçar largohet nga një finale e Champions League. Në vitin 2021, kur Chelsea fitoi Champions League në një finale kundër Manchester Cityt, De Bruyne u dëmtua dhe u zëvendësua nga Gabriel Jesus në pjesën e dytë.
“Kam luftuar gjithë karrierën për ta fituar këtë trofe me bashkëlojtarët”, shtoi futbollisti, duke shijuar fitoren që Rodri u solli me golin e shënuar në minutën e 68-të.
Në këtë sezon në të cilin “Qytetarët” fituan tripletën dhe belgu KDB ka bërë 49 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 31 asistime vendimtare.

B.T (Dosja.al)
FRANCE - Novak Djokovic përfundoi misionin e tij në “Roland Garros”, pasi fitoi 3-0 sete kundër Casper Rudd për t&eu...
TURQI - Me finalen e Ligës së Kampionëve, një tjetër sezon përfundoi. Manchester City mundi Interin në natën e St...
ANGLI - Diçka e paarritshme? Diçka e pamundur? Të tjerë do të thoshin se edhe sikur të klonoheshin, nuk do të...
ANGLI - Futbollisti i Manchester City, Ilkay Gundogan, mund të largohet nga klubi, pasi fitoi trofeun e UEFA Champions League. Shkruhej se gjerma...
Sheikhu 52-vjeçar Mansour bin Zayed Al Nahyan... (djathtas) ANGLI - Manchester City, një skuadër tradicionale në futbollin anglez, u ...
ITALI - Një fitore e padiskutueshme për Francesco Bagnaia në Grand Prix të Italisë. Kampioni në fuqi përfundon ga...
ANGLI - Pavarësisht se ka fituar trofeun më të rëndësishëm evropian për klubet, Manchester City nuk do të jet...
FRANCE - Pak më shumë se një vit para fillimit të Lojërave Olimpike në Paris (26/7-11/8), Philippe Diallo i cili u zgjod...
ANGLI - Pep Guardiola ishte tashmë në histori si lojtari i madh që ishte; dhe Pep ishte tashmë në histori si një nga t...
ARABIA SAUDITE - Pas refuzimit të Lionel Messit, Al Hilal nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një transferim i lartë d...