Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ylli i Barcelonës: "Futbolli im vjen nga rruga… Më thanë se në rrugën time, në Mataró, të gjithë thërrisnin emrin tim. Disa do të vijnë në Berlin, por të tjerët nuk do të munden. Do të përpiqem të sjell vetë sa më shumë”.
GJERMANI - Lamine Yamal mbush 17 vjeç dhe tashmë pritet një takim me historinë. Të dielën në mbrëmje, ylli i ri i Barcelonës do të ketë shansin të ngrejë në qiell trofeun e Euro 2024 në finalen e Berlinit kundër Anglisë.
Spanja u kualifikua për në finale, falë golit të tij kryevepër kundër Francës në gjysmëfinale: “I thashë mamasë sime, se nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë, - ishin fjalët e tij për Marca në ditëlindjen e tij, - kërkoj vetëm të jem në gjendje të festoj fitoren në Madrid, me shokët e mi të skuadrës, duke u çmendur nga gëzimi për të na pritur në aeroport."
Për Yamal është mundësia e parë e madhe e një karriere që sapo ka nisur. Lista e tij përfshin La Liga 2022/23, por në atë sezon ai luajti vetëm 7 minuta, ato të debutimit të tij zyrtar me fanelën e Barçës. Tani, është shansi për një triumf si protagonist absolut: "Duhet të vazhdojmë siç bëmë kundër Gjermanisë ose Francës. Të qëndrojmë vetvetja, të mbajmë topin për të kontrolluar lojën në çdo moment. Besoj se jemi më të mirët në këtë aspekt. Nëse nuk na ndalojnë do të kemi sukses, mendoj që nuk ka skuadër më të mirë sa Spanja”.
Kombëtarja e De La Fuentes shembi skepticizmin e shumëkujt me paraqitje të nivelit më të lartë: “Që përpara Kampionatit Evropian kemi thënë se meritonim besimin dhe se mund të ishim ndër favoritët, edhe nëse njerëzit nuk e mendonin kështu. U tha se ne nuk do të arrijmë në pesëshen më të mire. U desh pak kohë, por kushdo që do të hyjë në garë ndaj nesh do të jetë i mirëpritur”.
Yamal foli edhe për lidhjen e tij me të kaluarën: "Futbolli im vjen nga rruga, nga loja me miqtë. Kjo gjithashtu vjen nga shikimi në një drejtim dhe pasimi i topit në anën tjetër. Më thanë se në rrugën time, në Mataró, të gjithë thërrisnin emrin tim. Disa do të vijnë në Berlin, por të tjerët nuk do të munden. Do të përpiqem të sjell vetë sa më shumë”.
Së fundi, ai shpjegoi marrëdhënien e tij me lojtarët më me përvojë dhe më të njohur , si brenda kombëtares spanjole, ashtu edhe jashtë saj: "Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, jo si një fëmijë 16, 17 vjeç, por si dikush më të madh”.
Youngest scorer in EURO history ????
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 13, 2024
Happy birthday, Lamine Yamal ????#EURO2024 pic.twitter.com/dwnBxD9Q11
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Blankenhain është bërë 'selia' e Anglisë për pak më shumë se një muaj tani në Euro 2024. ...
GJERMANI - Skuadra franceze do ta mbajë mend gjatë atë gol të Lamine Yamal. Atë të martë, gjatë gjysmëfin...
ANGLI - Jadon Sancho u rikthye në stërvitje me Manchester United për herë të parë pas 10 muajsh, me një burim ...
FRANCE - Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG-së, duhet të mbajë flakën olimpike më 22 korrik, në qytetin Vigneux-sur-Seine, ...
SHBA - Trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa, të premten mbrojti lojtarët e tij të përfshirë në një përpla...
FRANCE - Vinicius Jr. dukej të ishte favorit për “Topin e Artë” 2024, por performanca e pakënaqshme e anësorit sulmues...
SHBA - Lionel Messi, kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm i Argjentinës, është gati të luajë një tjetër finale me k...
TURQI - Besiktas njoftoi këtë të premte mbërritjen e Ciro Immobiles si përforcimi i ri për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lazio...
ITALI - Sipas asaj që raportohet në edicionin e sotëm të “Tuttosport”, Armando Broja mund të bëhet sërish objekti...
BRAZIL - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, me protagonist një polic, që ka qëlluar me armë në këm...