5 Qershor 2023, 10:40
Nga DOSJA

FRANCE - Prokuroria e Ajaccio, në ishullin francez të Korsikës, ka hapur një hetim për sulmet ndaj një djali 8-vjeçar që vuante nga kanceri i trurit, gjatë incidenteve në ndeshjen e futbollit midis Olympique Marseille (OM) dhe ekipit vendas.
Sipas dëshmisë së nënës së djalit, një grup tifozësh të Ajaccios i sulmuan kur panë të miturin të veshur me uniformën e OM. Emri i vogëlushit viktimë është Kenzo dhe ai kishte ardhur në Ajaccio, për të përmbushur ëndrrën dhe për të parë ekipin e tij të luante në atë që ishte ndeshja e fundit e ligës franceze.
“Ishin pesëmbëdhjetë veta, kështu që nuk munda të bëja asgjë. Ata vrapuan, hapën derën e dhomës së zhveshjes, e goditën me grusht dy herë në fytyrë burrin tim, e shtynë djalin tim, i cili u rrëzua dhe goditi fytyrën në sediljen e hekurt,” shpjegon nëna e fëmijës, e quajtur Amandine, për radion publike France Bleu. "Ata ia hoqën fanelën djalit dhe e dogjën. Jemi të shokuar, nuk mund ta kalojmë atë situateë,"- shtoi ajo.
Prokuroria e Ajaccios ka hapur një hetim, si për këtë ngjarje ashtu edhe për një sulm të pësuar nga një gazetar. Ajaccio-OM ka shkaktuar incidente të rënda në ishull që nga e premtja e kaluar, kur katër persona pësuan lëndime të lehta dhe një u arrestua në përleshjet që shpërthyen mes tifozëve të dy klubeve (mes të cilëve nuk ka histori të veçantë armiqësie).

B.T (Dosja.al)
Sport
5 Qershor 2023, 10:20
SPANJE - Real Madridi ka kthyer sonte një nga faqet më të mëdha të historisë së tij me ndeshjen e fundit të Karim Benz...
Sport
5 Qershor 2023, 10:00
BELGJIKE - Dhjetë minutat e fundit të kampionatit belg ishin në kulmin e këtij sezoni, pa frymë. Tre skuadra arritën të...
Sport
5 Qershor 2023, 09:45
FRANCE - Është fundi i tregimit. I mbërritur në vitin 2021 në fund të kontratës së tij me Barcelonën, Lionel...
Sport
5 Qershor 2023, 09:22
SPANJE - Real Valladolid do të shoqërojë Elchen dhe Espanyol në ligën e dytë spanjolle edicionin e ardhshëm. Skuadra e cila k...
Sport
5 Qershor 2023, 09:00
ITALI - Kampionët në fuqi të Italisë, Napoli janë pa trajnerë për sezonin e ardhshëm duke qenë se Luciano Spalletti...
Sport
5 Qershor 2023, 08:45
ITALI - Pas ndeshjes së tij të fundit në stolin e Napolit, ka ardhur koha që Luciano Spalletti të thotë lamtumir&...
Sport
5 Qershor 2023, 08:35
ITALI - Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic vendosi t'i japë fund një karriere të shkëlqyer. Suedezi e kupto...
Sport
5 Qershor 2023, 08:24
ITALI - Pas përqafimit në San Siro, Zlatan Ibrahimovic i tha lamtumirë futbollit të luajtur mes lotëve dhe duartrokitjeve.&nb...
Sport
5 Qershor 2023, 08:00
SPANJE – E ardhmja e Leo Messit duket se është larg Barcelonës. Edhe pse ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare, d...
Sport
5 Qershor 2023, 07:39
ITALI - Me një gol në minutat e fundit, argjentinasi Paulo Dybala shpëtoi sezonin e Romës në zhurmë dhe e futi skuadrën e t...