15 Prill 2025, 20:43
Nga DOSJA
foto ilustruese
TIRANE - FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së, si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.
Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.
Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.
FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit. Më poshtë faksimile e vendimit të Komisionit të Disiplinës së FIFA-s:

B.T (Dosja.al)
Sport
15 Prill 2025, 19:15
SHBA - Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë gjatë ceremonisë së nderimit për Buckeyes të Ohio State, ...
Sport
15 Prill 2025, 18:51
GJERMANI - Lothar Matthaus, ish-lojtari i Interit dhe Bayern Munichut, foli për Sky Sport DE për ndeshjen e nesërme në Sin Si...
Sport
15 Prill 2025, 18:36
ANGLI - Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe legjenda Rio Ferdinand, po përpiqet gjithashtu të bindë Victor Osimhe...
Sport
15 Prill 2025, 18:20
GJERMANI - Vincent Kompany ka publikuar listën e lojtarëve të Bayern Munichut të thirrur për sfidën kundër Int...
Sport
15 Prill 2025, 18:08
SPANJE - Mesfushori spanjol i Arsenalit, Mikel Merino, foli për Cadena Ser përpara ndeshjes së dytë të &c...
Sport
15 Prill 2025, 17:38
ITALI - Joao Felix është ende në kërkim të stabilitetit. Pas katër transferimeve në dy vjet, portugezi, tani në...
Sport
15 Prill 2025, 17:28
ITALI - Reijnders, një klub i madh evropian është pas mesfushorit të Milanit. Kuqezinjtë po kërkojnë një shumë mjaf...
Sport
15 Prill 2025, 17:12
SPANJE - Real Madridi është thirrur të rikthehet: nesër, e mërkurë, 16 prill, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti do të sfido...
Sport
15 Prill 2025, 17:00
HOLANDE - Liam Van Nistelrooij vazhdon traditën e nisur nga babai i tij. Djali i shumë më të njohurit Ruud, tani trajner i Leicesterit,...
Sport
15 Prill 2025, 16:54
TIRANE - Federata e Shqiptare e Futbollit është gati për organizimin e turneut të katërt europian për këtë vit. Bëh...