18 Tetor 2024, 15:38
Nga DOSJA
ZVICER - Pas shpalljes së synimit të saj për t'u përfshirë në një dialog të hapur mbi sistemin e transferimeve, në mënyrë që të përshtatet neni 117 i Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve (RETJ), FIFA ka ndërmarrë hapa konkretë për të hapur një proces konsultimi, me qëllim për të mbledhur përshtypjet e grupeve kryesore të interesit të bashkësisë ndërkombëtare.
Si hap i parë, FIFA ka ftuar grupet kryesore të interesit, përfshirë përfaqësues të Shoqatës së Klubeve Evropiane, FIFPRO dhe Shoqatës së Ligave Botërore, për të analizuar pasojat e mundshme të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me ‘çështjen Diarra’.
Përveç kësaj, FIFA ka krijuar një platformë që do t'i lejojë të gjitha palët e interesuara të paraqesin përshtypjet e tyre (si individualisht ashtu edhe kolektive) përpara datës 15 nëntor, si pjesë e procesit konsultativ.
FIFA do të mirëpresë çdo propozim konstruktiv mbi kuadrin rregullator që mbështet nenin 17 të RETJ-së dhe konsideron se vendimi i dhënë në ‘rastin Diarra’ paraqet një mundësi të shkëlqyer për të debatuar dhe identifikuar përmirësime të mundshme në kornizën në fjalë.
“Do të jetë me interes të madh për ne që të angazhohemi në dialog me komunitetin ndërkombëtar të futbollit dhe të marrim parasysh opinionet e tyre konstruktive për nenin 17 të RETJ në frymën e bashkëpunimit”,- deklaroi drejtori i Divizionit të Shërbimeve Ligjore dhe Përputhshmërisë të FIFA-s, Emilio García Silvero.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Tetor 2024, 15:28
ITALI - Turku Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit, pranoi para autoriteteve italiane që hetonin 'Çështjen e Ultrasve' se kishte pa...
Sport
18 Tetor 2024, 15:06
SPANJE - Carlo Ancelotti doli sërish në plan të parë pas pushimit të ekipit kombëtar për të analiz...
Sport
18 Tetor 2024, 14:50
SPANJE - Superkupa e Spanjës, që do të mbahet në janar 2025, ndryshon vendin këtë edicion të ri. Ajo do të largohet...
Sport
18 Tetor 2024, 13:00
ITALI - "Balotelli? Unë nuk jam dakord me ata që besojnë, se ardhja e tij mund të krijojë pakënaqësi tek ata që jan&eu...
Sport
18 Tetor 2024, 12:30
ITALI - "Gjëja e bukur për Conte është se ai është saktësisht i duhuri, unë mendoj se mënyra se si b&eu...
Sport
18 Tetor 2024, 12:09
ITALI - Në një intervistë me Corriere dello Sport, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marsh Kumbulla u pyet për ngritjen e tij...
Sport
18 Tetor 2024, 12:00
ARABIA SAUDITE - Përvoja e Roberto Mancinit në pankinën e Arabisë Saudite është në një udhëkryq dhe pak më s...
Sport
18 Tetor 2024, 11:30
TURQI - Gjatë një konference për shtyp që u zhvillua së fundmi, ish-playmakerit të Arsenalit dhe Real Madridit, gjermano-tu...
Sport
18 Tetor 2024, 11:00
SPANJE - Jemi kthyer të flasim për blerjet te Manchester United, pavarësisht lajmeve të vazhdueshme për shkurtime të vendosura n...
Sport
18 Tetor 2024, 10:30
ANGLI - Lucas Paquetà thyen heshtjen. Lojtari i West Ham është në rrezik të madh pas akuzave të fundit për bast...