LIVE UPDATES
Sport

Finalja dhe rregullat/ Si mund të hyni në “Air Albania” për ndeshjen Roma-Feynoord

Më pas, ai shpjegoi se tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”. Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri.

14 Maj 2022, 17:56 Nga DOSJA
Finalja dhe rregullat/ Si mund të hyni në “Air Albania”
Ndeshja

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije planin e masave të sigurisë që nga aeroporti deri te hyrja e tifozëve në stadium për finalen Roma-Feynoord. Shefi i sigurisë në këtë institucion dhe një nga oficerët e sigurisë për finalen, Armando Mandro, tregon të gjithë itinerarin, me rrugët kryesore që do të ndjekin për të kaluar dhe masat e sigurisë me të cilat ato do të përballen përpara se ata të hyjnë në stadium. Në një intervistë në RTSH, Mandro tha se pika e grumbullimit të tifozëve të Romës do të jetë tek Parku i Madh. Më pas, ai shpjegoi se tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”. Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri.

“Plani për sigurinë e tifozëve, nga aeroporti në stadium – Është përgatitur një plan i detajuar, së bashku me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera dhe Sektorin e Sigurisë së UEFA-s duke bashkëpunuar edhe me klubet, për ardhjen e tifozëve dhe sigurinë e tyre nga aeroporti në stadium. Tifozët e Romës do të grumbullohen në Parkun e Madh, ndërsa tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”. Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri.

Aty do të jetë pika e grumbullimit për tifozët e Romës. Për arsye sigurie, tifozët do të levizin tre orë përpara fillimit të ndeshjes, nga pika e kalimit, duke kaluar në këmbë, nëpërmjet parkut të liqenit, te Rruga “Lek Dukagjini” dhe duke ardhur drejt sheshit “Nënë Tereza” ku do t’i afrohen pjesës jugore të stadiumit, ku është hyrja për ta.

Rruga “Lek Dukagjini” do të ndahet në dy pjesë, me skela, ku një pjesë do të jetë për automjetet që do të futen në stadium dhe pjesa tjetër për tifozët e Romës, të cilët duke u afruar në këmbë, do të kalojnë kontrollet policore dhe kontrollet e steëard-ëve për t’u futur në stadium.

Kontrolli do të nisë nga Universiteti Politeknik, ku do të jetë Policia e Shtetit dhe më pas, duke u afruar te perimetri i sigurisë së stadiumit, është kontrolli tjetër i steëard-ëve.

Procedurat që do të ndjekin tifozët për t’u futur në stadium – Procedura e parë është të tregojnë biletën elektronike dhe me një aparaturë të veçantë, steëard-ët do ta çekojnë atë dhe do ta aktivizojnë. Në atë moment, do të aktivizohet edhe numërimi mbrapsht i tyre dhe ata do të mbarojnë kontrollin trupor të tyre dhe do të afrohen te dyert.

Koha është e mjaftueshme për t’u ngjitur në katin e dytë dhe tifozët duhet të drejtohen direkt për te Turnstile, ku aktivizohet hapja dhe mund të hyjnë direkt. Në rast se do të kenë vështirësi, do të ketë personel nga UEFA, por edhe vullnetarë, që do t’i ndihmojnë për çdo problem, si edhe për të gjetur vendet e tyre në stadium.

E veçanta është se për herë të parë në këtë stadium aktivizohet bileta elektronike. Kjo biletë është aplikuar me sukses gjatë EURO 2020 dhe për këtë arsye, ekspertët e sigurisë së UEFA-s vendosën ta aplikojnë edhe për këtë ndeshje.

Me sistemin e ri të biletave elektronike që çdokush do e ketë në telefonin e tij smart, shansi për t’u futur pa biletë është minimizuar ndjeshëm, pasi në momentin që afrohesh te turnstile bileta aktivizohet vetëm me aparaturë të posaçme dhe në rast se bileta mund të jetë screenshot, pajisja nuk e njeh.

Çfarë duhet të ketë dhe çfarë nuk duhet të ketë tifozi me vete ditën e ndeshjes – Një tifoz ditën e ndeshjes duhet të ketë me vete telefonin celular ku do të ketë biletën e ndeshjes dhe sendet e vogla personale.  

Tifozi nuk duhet të ketë çanta të mëdha, nuk duhet të ketë pije, shishe me tapë, objekte të paligjshme që nuk lejohen. Të gjitha gjërat që nuk lejohen janë përgatitur me një broshurë të posaçme nga UEFA në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht dhe u janë shpërndarë tifozerive. Sa u përket flamujve, banderolave dhe sloganeve, grupet e tifozëve duhet të paraqesin kërkesën e tyre te sektori i Sigurisë dhe te policia, që do të miratojnë hyrjen ose jo të tyre.

Masat për sigurinë dhe numri i të përfshirëve në këtë operacion – "Ky është një event madhështor, ku operacioni është i madh dhe ka një numër më të madh sigurie se sa jemi mësuar për ndeshjet e tjera. Në plan të parë kemi sigurinë e të gjithë tifozëve, jo vetëm sigurinë e ekipeve, prandaj kemi angazhuar një numër të madh personeli mjekësor, me rreth 50 persona, doktorë dhe infermierë.

Do të ketë personel edhe nga kryqi i kuq, nga zjarrëfikësja, nga steëard-ët, nga siguria private dhe nga policia e shtetit. Forcat e steëard-ëve janë afërsisht 600 dhe policia e shtetit do të ketë një numët të konsiderueshëm, jo vetëm në stadium, por edhe në pikat e grumbullimit të tifozëve, për të siguruar rrugëkalimin e tyre,”- tregoi Mandro.

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj. Kjo ndeshje pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje