16 Nëntor 2024, 16:58
Nga DOSJA
TIRANE - Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në Nations League mbrëmjen e 16 nëntorit, ku do të presë në “Air Albania” skuadrën çeke, kryesuesen e grupit tonë me një pikë më tepër se kuqezinjtë.
Ekipi shqiptar, i drejtuar nga Sylvinho mbrëmë ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa trajneri brazilian duket se e ka idenë e qartë se cilin formacion do të hedhë në fushë. Rreshtimi pritet të jetë i njëjtë, me skemën 4-3-3 që nuk ndryshon.
Në portë do të jetë Strakosha, teksa në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të jenë Asllani dhe Ramadani, ndërsa Bajrami do të luajë pak më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Asani dhe Seferi, ndërsa maja e sulmit me shumë gjasë pritet të jetë Indrit Tuci, pas paraqitjeve shumë të mira në dy ndeshejt e muajit tetor ku edhe debutoi. Gjithsesi Sylvinho në stërvitje ka provuar në këtë pozicion edhe Ernest Muçin që po kalon një formë shumë të mirë me Besiktasin në këto momente.
Dielemat e pakta të Sylvinhos pritet të zyrtarizohen vetëm pas analizës së mesdites së sotme që ai do të zhvillojë me stafin dhe lojtarët. Një gjë është e sigurtë, Shqipëria do të kërkojë fitoren dhe i duhet me doemos për të mbajtur ende shpresat gjallë për objektivin kuqezi, që është vendi i parë në grup.

B.T (Dosja.al)
Sport
16 Nëntor 2024, 16:48
N.F
Pamje ng vendi i ngjarjes
RUMANI- Ndeshja e mbrëmshme e 15 nëntorit në stadiumin "Arena Bukuresht" mes Kosovës dhe Rumanisë nuk u ...
Sport
16 Nëntor 2024, 16:23
BELGJIKE - Një lajm i mirë vjen nga Belgjika për Antonio Conte. Sulmuesi Romelu Lukaku, i rikthyer në kombëtare për dy&n...
Sport
16 Nëntor 2024, 16:05
SPANJE - Francesco Bagnaia e "dërgon" një mesazh të fortë spanjolit Jorge Martinin, në aktin e fundit të sezonit, duke domi...
Sport
16 Nëntor 2024, 15:40
SHBA - Lufta mes Mike Tyson dhe Jake Paul ka shkaktuar një mori reagimesh kritike ndaj asaj që u pa në ring. Ishte një...
Sport
16 Nëntor 2024, 12:51
SPANJE - Në orët e fundit, mesfushori legjendar i Real Madridit, Toni Kroos ka shprehur lidhjen e tij të palëkundur me klubin dhe ka ngritur...
Sport
16 Nëntor 2024, 12:34
HONDURAS - Episod shumë i shëmtuar në bilbilin e fundit të Honduras-Meksikë, ndeshja e parë çerekfinaleve të Nations L...
Sport
16 Nëntor 2024, 12:19
SPANJE - Francesco Bagnaia pa rivalë në kërkimin e ‘pole position’ në Grand Prix të Solidaritetit të Barcelon&eum...
Sport
16 Nëntor 2024, 12:01
TIRANE – Në prag të ndeshje kaq të rëndësishme të mbërmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Republikës &...
Sport
16 Nëntor 2024, 10:57
URUGUAJI - Pasi u largua nga PSG këtë verë, për t'u rikthyer te Manchester United, Manuel Ugarte ka pasur një fillim mjaft neutral...
Sport
16 Nëntor 2024, 10:09
M.B
Ndeshja
RUMANIA- Kombëtarja e Rumanisë në Futboll ka falënderuar tifozët e saj që ishin të pranishëm në stadiu...