Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
"Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares angleze po luftonte me kancerin dhe ishte i rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij në momentet e fundit."

ANGLI - "Me hidhërim të thellë njoftojmë se Kevin Keegan na la sot, në moshën 75-vjeçare," thuhet në deklaratën e familjes. "Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares angleze po luftonte me kancerin dhe ishte i rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij në momentet e fundit.
Kevin, fitues i dyfishtë i “Topit të Artë”, ishte një burrë, baba dhe gjysh shumë i dashur. Familja falënderon stafin mjekësor për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme."
Diagnoza me kancer ishte bërë publike në janar të këtij viti, kur familja njoftoi se ai kishte kancer në fazë të katërt. Në fillim të qershorit, Keegan kishte deklaruar në një event në Newcastle se po i përgjigjej mirë trajtimit.
Karriera si futbollist
Kevin Keegan lindi më 14 shkurt 1951 në Doncaster të Anglisë. Karrierën e filloi te Scunthorpe United, para se të bëhej pjesë e Liverpool-it në vitin 1971, nën drejtimin e legjendarit Bill Shankly.
Në "Anfield" ai u bë një nga lojtarët më të dashur të historisë së klubit, duke fituar tre herë titullin e Ligës së Parë, Kupën e Anglisë, dy herë Kupën UEFA dhe Kupën e Kampionëve Evropianë në vitin 1977.
Në vitin 1977 kaloi te gjermanët e Hamburg-ut, ku shkroi një nga kapitujt më të shquar të karrierës së tij, duke fituar dy herë radhazi çmimin "Topi i Artë" (European Footballer of the Year) në vitet 1978 dhe 1979 - një arritje që e bën një nga futbollistët më të dekoruar britanikë të të gjitha kohërave.
Më vonë luajti për Southampton dhe Newcastle United, para se ta mbyllte karrierën e tij si lojtar në vitin 1984. Gjatë karrierës klubore realizoi rreth 750 paraqitje. Me kombëtaren e Anglisë numëroi 63 paraqitje dhe 21 gola, duke qenë edhe kapiten i "Tre Luanëve", si dhe pjesëmarrës në Kupën e Botës 1982.
Karriera si trajner…
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Keegan iu përkushtua trajnerimit. Në vitin 1992 mori drejtimin e Newcastle United, ku në sezonin 1995/96 e çoi ekipin shumë afër fitimit të Premier League, duke humbur titullin në finish përballë Manchester United.
Në vitin 1999 u emërua trajner me kohë të plotë i kombëtares angleze, por dha dorëheqjen vitin pasues, pas një fushate zhgënjyese në Euro 2000, e shoqëruar edhe me humbjen kundër Gjermanisë në Wembley - ndeshja e fundit e luajtur në stadiumin e vjetër historik para rindërtimit të tij.
Më pas drejtoi Manchester City, duke e çuar ekipin në promovim në Premier League në vitin 2002 si kampion i Divizionit të Parë, para se ta linte klubin në mars të vitit 2005. Në vitin 2008 pati një kthim emocional te Newcastle United, që zgjati vetëm tetë muaj për shkak të tensioneve me bordin dhe pronarin e atëhershëm, Mike Ashley.
Trashëgimia
Kevin Keegan mbetet i njohur si një nga futbollistët më të talentuar dhe karizmatikë të gjeneratës së tij, si dhe si një nga personazhet më të dashur të futbollit anglez, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Lajmi për vdekjen e tij ka nisur të përhapet me shpejtësi në media dhe në rrjetet sociale, ku shumë klube, ish-shokë skuadre dhe tifozë po i shprehin ngushëllimet familjes.
B.T (Dosja.al)
BELGJIKE - Rudi Garcia po jep dorëheqjen si trajner i kombëtares belge. Federata Belge e Futbollit ka njoftuar se trajneri francez nuk do ta rinovoj...
SHBA - Nga një mbrojtës i krahut te një mbrojtës i krahut, një gjest supersticioz, për të mos thënë më shum&...
SHBA - Golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës nuk është më Miroslav Klose. Gjermani, i ci...
SHBA - Spanja nuk fitoi "vetëm" Kupën e Botës. Pak çaste pas fitores kundër Argjentinës (1-0 pas ndeshjes), Unai Sim...
SHBA - Të dielën, menjëherë pas titullit të dytë të Kupës së Botës për Spanjën në finalen kun...
SHBA - Rodri u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026 të dielën, pas fitores 1-0 të Spanjë...
Spanja fitoi Kupën e Botës për herë të dytë në vitin 2026 SHBA - Spanja e gjen veten në një pozicion unik. Fal...
SHBA - Imazhi të kujtonte një tjetër, kur Chelsea sapo kishte fituar Kupën e Botës për Klube. Donald Trump u ngjit për...
Ferran Torres, autor i golit të fitores për Spanjën... SHBA - Do të duhej një demonstrim vërtet i jashtëzakonshëm d...
SHBA - Kabineti i trofeve të Rodrit ishte plot e përplot që para finales së Kupës së Botës, dhe edhe më shumë q&e...