"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
FOTO/ Georgina Rodríguez eklipson Venedikun me këtë fustan të bardhë spektakolar
‘Influencesja’ ka arritur ta fusë në xhep qytetin italian…
4 Shtator 2024, 10:00Nga DOSJA
ITALI - Venecia ka shtruar tapetin e saj të kuq për të mirëpritur të gjithë "të famshmit" nga e gjithë bota. Askush nuk dëshiron ta humbasë këtë event që zhvillohet çdo vit në qytetin e kanaleve.
Në Lido, një ishull i qetë përballë Venecias monumentale, gjithçka është gati për hapjen e Festivalit të 81-të të Filmit.
Mostra e sivjetme, e cila do të përfundojë natën e 7 shtatorit me ndarjen e Luanit të Artë dhe çmimet e tjera, do të rifitojë shkëlqimin e saj pas grevave në Hollywood, të cilat lanë në hije disa promovime dhe madje pezulluan premierat në të kaluarën. Pa dyshim, një nga fytyrat më të pritura ishte ajo e Georgina Rodríguez.