"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
FOTO/ “Mbreti” i kërcimit me shkop, kampioni suedez martohet fshehtas
Ceremonia civile u zhvillua këtë javë, por festa e madhe po ruhet për në verë.
21 Mars 2026, 13:30Nga DOSJA
SUEDI - Armand Duplantis, kampioni 26-vjeçar i kërcimit me shkop, dhe Desiré Inglander, 24 vjeç, tani janë burrë e grua, sipas gazetës suedeze Expressen. Ceremonia civile u zhvillua në Bashkinë e Stokholmit dhe martesa u regjistrua në autoritetet tatimore suedeze të enjten e kaluar. Duplantis dhe gruaja e tij ishin në lidhje që nga viti 2020.
Pavarësisht njoftimit zyrtar, atleti suedez sqaroi se festimi i madh po ruhet për më vonë. "Është pjesë e procesit, por po e ruajmë ditën e madhe për më vonë", i tha Duplantis gazetës, duke zbuluar se festimi kryesor do të zhvillohet në verë, duke bërë që ai të humbasë Lojërat Bislett më 10 qershor në Norvegji.
Në një konferencë për shtyp në Torun të Polonisë, ku do të garojë në Kampionatin Botëror të Sallës së Mbuluar, Duplantis minimizoi mungesën e tij nga gara. "Është ajo që është. Është një martesë dhe kjo ndodh një herë në jetë. Nëse humbet një ose dy gara, kujt i intereson? Kam garuar pafundësisht në pesë vitet e fundit", tha atleti për Aftonbladet.
Vlen të kujtohet se Duplantis vendosi së fundmi një tjetër rekord botëror në kërcim me shkop, duke tejkaluar rekordin prej 6.31 metrash.