23 Mars 2023, 15:39
Nga DOSJA

HOLANDE - Lajm i keq për Holandën. Në prag të përballjes me ‘blutë’, të premten, në Stade de France (20:45), në një ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”, Federata Holandeze njoftoi në rrjetet e saj sociale, se në radhët e ‘Tulipanëve’ do të mungojnë pesë lojtarë.
Viktimë e një "infeksioni viral" sipas njoftimit për shtyp, Bart Verbruggen, portieri i ri nga Anderlecht, i cili në moshën 20-vjeçare duhet të ishte pagëzuar me zjarrin, Sven Botman (mbrojtësi qendror në Newcastle United), Joey Veerman (mesfushori i PSV Eindhoven ), Matthijs de Ligt (mbrojtësi i Bayern Munichut) dhe Cody Gakpo (sulmuesi i Liverpool), një zbulim për Holandën në Kupën e fundit të Botës, u larguan nga kampi stërvitor i kombëtares holandeze të enjten në mëngjes. Dy të fundit priteshin të ishin në 11-shen startuese.
Një dhimbje koke e vërtetë për trajnerin Ronald Koeman, i cili përpos të tjerave duhej të përballej edhe me mungesat e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong (kofshë), sulmuesi i Ajaxit, Steven Bergwijn (gju) dhe mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries (i pezulluar).

Për të kompensuar këto mungesa, trajneri tërhoqi rezervat dhe thirri tre lojtarë të rinj: portierin Kjell Scherpen (Vitesse Arnhem), mbrojtësin Stefan de Vrij (Inter Milan) dhe mesfushorin Ryan Gravenberch (Bayern Munich).
“Gravenberch dhe Scherpen, të cilët po stërviten në Spanjë me të rinjtë holandezë, do t'i bashkohen grupit në Paris”,- vazhdoi deklarata. De Vrij i bashkohet edhe përzgjedhjes e cila më pas ka 23 lojtarë. Pas ndeshjes kundër Francës do të rishikohet përbërja e kombëtares së ‘Tulipanëve’. Holanda do të presë Gjibraltarin të hënën për ndeshjen e dytë kualifikuese.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Mars 2023, 15:24
FRANCE - Nuk dihen ende protagonistët, por dihet se ku dhe kur do të zhvillohet trofeu i ardhshëm i “Kampionëve”. Edicion...
Sport
23 Mars 2023, 15:23
ITALI - Futbollisti legjendar italian Francesco Totti ka folur hapur për divorcin nga bashkëshortja e tij prej shumë vitesh Ilaria Bl...
Sport
23 Mars 2023, 15:14
GJERMANI - Përfundimi i telenovelës Bellingham aktualisht po kalon fazën e saj vendimtare dhe Real Madridi ësht&e...
Sport
23 Mars 2023, 14:35
ITALI - Dënimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC-së, puna e Bordit të Garancisë Coni, ç&e...
Sport
23 Mars 2023, 14:09
MALTE - Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për k&eu...
Sport
23 Mars 2023, 14:06
SPANJE - Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldos , ka qen[ e ftuar në programin 'El Hormiguero' të prezantuar nga P...
Sport
23 Mars 2023, 13:56
SHBA - Patrick Beverley, "roja e pikëve" me 10 vjet përvojë në NBA, dhe i konsideruar si një nga lojtarët më t&eu...
Sport
23 Mars 2023, 13:48
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Europianit 2024 ndaj Polonisë,...
Sport
23 Mars 2023, 13:34
ZVICER - UEFA ka konsideruar se ka argumente të mjaftueshme për një shkelje të mundshme të rregulloreve. Prandaj, ata ko...
Sport
23 Mars 2023, 13:26
ZVICER - Në fakt, në fillim të kampionatit evropian 2024, fokusi duhet të jetë shijimi i futbollit. Por në ditët para ...