Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti Duka theksoi se futbolli ka një fuqi të veçantë për të bashkuar popujt dhe për të ndërtuar ura miqësie përtej politikës, duke nënvizuar se “futbolli i paraprin diplomacisë dhe krijon lidhje që shkojnë përtej fushës së lojës”.

TIRANE - Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua sot një event i veçantë i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Holandeze dhe 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Kjo ngjarje përkoi gjithashtu me përvjetorin e ndeshjes historike mes 17 Nëntorit dhe Ajaxit, e zhvilluar dekada më parë dhe që mbetet një kujtim i paharruar për tifozët shqiptarë.
Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ish-futbollistë të dy skuadrave të asaj kohe si Arie Haan, i cili ka qenë edhe trajner i ekipit tonë kombëtar (2008-2009), Ruudi Krol, Niko Xhaçka, Arben Çela, si edhe shumë ish-futbollistë të shquar, personalitete, gazetarë etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Duka vlerësoi rëndësinë historike të kësaj ndeshjeje që ka mbetur në kujtesën e futbollit shqiptar, duke përshëndetur protagonistët e asaj kohe, si dhe figurat e njohura të futbollit holandez, Rudi Krol dhe Arie Haan, të pranishëm në ceremoni.
Ai theksoi se futbolli ka një fuqi të veçantë për të bashkuar popujt dhe për të ndërtuar ura miqësie përtej politikës, duke nënvizuar se “futbolli i paraprin diplomacisë dhe krijon lidhje që shkojnë përtej fushës së lojës”.
Presidenti Duka vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Holandës, si në aspektin diplomatik ashtu edhe në atë sportiv, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë me Federatën Holandeze të Futbollit dhe shembuj konkretë si finalja e parë e Conference League të zhvilluar në Tiranë, ku mori pjesë klubi Feyenoord.
Në mbyllje, presidenti Duka falënderoi Ambasadën Holandeze për partneritetin dhe theksoi se Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që promovojnë kulturën, sportin dhe miqësinë mes popujve.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Reinout Vos në Shqipëri falënderoi presidentin e FSHF-së për mikpritjen dhe organizimin e këtij eventi simbolik, duke theksuar rëndësinë që ka sporti në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në kuadër të eventit u zhvillua një panel diskutimi me katër protagonistë të ndeshjes historike: Ari Haan dhe Ruud Krol, ish-lojtarë të Ajax-it të asaj periudhe, si edhe Niko Xhaçka dhe Arben Çela nga 17 Nëntori, të cilët ndanë kujtimet dhe emocionet e asaj përballjeje simbolike.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të karrierës së tij profesionale, Ivan Klasnic thotë se është "t...
EGJIPT - Mohamed Salah ka goditur përsëri. Falë dy golave të tij kundër Xhibutit (3-0) të mërkurën në...
FRANCE - Paul Pogba ishte në orar. Monaco dhe ylli i transferimeve verore të ASM kishin vendosur një afat prej afërsisht tre muajsh para se ...
ITALI - Amir Rrahmani nuk ka gjasa të kthehet në fushë pas pushimit të kombëtareve. Koha e rikuperimit po zgjatet dhe stafi mjekë...
ITALI - A po rikthehet Sandro Tonali në Serie A? Sot, të enjten, më 9 tetor, ish-mesfushori i Milanit, i cili luan për Newcastle në P...
SHBA - Shpenzimet e pakontrolluara të Victoria Beckham (dhe fakti që askush nuk do t'i thoshte kurrë jo) gati sa nuk falimentuan kompanin&eu...
ITALI - Gattuso ende nuk ka siguruar një vend në Kupën e Botës, por miku i tij Cannavaro është tashmë atje si trajneri...
KINE - Lojtari i kombëtares togoleze, Samuel Asamoah, theu qafën pasi goditi kokën në një tabelë reklamash L...
ITALI - "Ne duam që të gjithë të luajnë kudo që duan, por duam diçka me rregulla." Gianni Infantino dërgoi nj&eum...
ITALI - Vjedhja në Singapor u ka kushtuar shtrenjtë Benedetta Pilatos dhe Chiara Tarantinos, të cilat janë pezulluar nga Federata Ita...