LIVE UPDATES
Sport

Fulvio Pea, drejtori i ri teknik i FSHF-së! 'Filozofia' e italianit: “Ju tregoj karrierën time & objektivat në futbollin shqiptar”...

“Më tërhiqte shumë ajo që po ndodhte në Shqipëri, këtë Federatë që rritej gjithnjë e më shumë, me futbollistë të aftë e të fortë, kështu që kam vëzhguar nga jashtë atë që ndodhte në këtë vend. Unë mendoj se ky vend është që prodhon shumë lojtarë interesantë”

11 Mars 2023, 12:47 Nga DOSJA
Fulvio Pea, drejtori i ri teknik i FSHF-së! 'Filozofia' e

TIRANE - Fulvio Pea është drejtori i ri teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit! Italiani është prezantuar në këtë post dhe ka nisur menjëherë nga puna. Pea është një emër i njohur me një eksperiencë të madhe në punën me futbollin e moshave në shumë klube të mëdha italiane dhe të huaja, teksa ka punuar për një kohë të gjatë edhe në sektorin teknik dhe ka një përvojë goxha të pasur.

Pas prezantimit me stafin dhe të gjithë strukturat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea ka dhënë një intervistë për Fshf.org, ku ka folur fillimisht për karrierën dhe ka treguar rrugëtimin e tij në botën e futbolli, veçanërisht në rolin e trajnerit dhe përgjegjësit të sektorit teknik.

“Si futbollist unë jam tërhequr shpejt nga futbolli i luajtur, sepse e kuptova që nuk do të kisha shumë të ardhme dhe nuk do të arrija të realizoja dot ëndrrën time, por nuk e braktisa futbollin dhe vazhdova të ëndërroj, duke ndryshuar rol. Që është një karakteristikë që vazhdova ta ruaj gjatë karrierës time. Kështu u bëra trajner me ekipe fëmijësh 9-vjeçarë, eksperiencë shumë e bukur, sepse nga pikëpamja teknike morëm vetëm një pikë, por fëmijët nga 9 u bënë 36, pra u rritëm shumë.

Nga aty nisi pasioni për rolin e trajnerit. Pata fatin të punoja me klube dhe profesionistë shumë ambiciozë dhe e gjitha kjo më çoi në vitin 1998 në nivel profesionist për të punuar në sektorin e të rinjve të Interit, ku përveçse isha trajner, bëja edhe rolin e drejtorit të konviktit. Nga aty nisi një rrugëtim si trajner profesionist që më dha mundësinë të punoja në Bullgari, si drejtor teknik në sektorin e të rinjve dhe ku më pas u njoha me Xhixhi Simonin, i cili ishte njeriu që më përfshiu në futbollin e të mëdhenjve, sepse u bëra pjesë e stafit të tij dhe më pas, ai si drejtor i përgjithshëm dhe teknik, ndërsa unë si trajner punuam për dy vite së bashku”, - thotë Fulvio Pea, duke shpjeguar edhe mënyrën si u përfshi në sektorin teknik dhe dëshirën e vazhdueshme për të provuar sfida të reja.

“Më pas unë u riktheva në sektorin e të rinjve dhe punova me Sampdorian dhe Interin, duke fituar shumë. Jo thjeshtë falë aftësive të mia, por falë edhe cilësive të lojtarëve dhe që aty pastaj nisa të punoj me skuadrat e para për 7 vjet. Si rrjedhojë pas këtyre shtatë viteve kam dëshirën për të ndryshuar akoma për të bërë diçka tjetër dhe iu futa rrugës së drejtorit teknik, që në Itali nuk është një rol shumë i njohur. Kështu që te Livorno kam mbuluar rolin e përgjegjësit në sektorin e të rinjve, por isha më shumë i orientuar drejt asaj që ishte kapitulli i sektorit teknik. Duke kuptuar që në Itali ky rol nuk po merrte zhvillimin e duhur ika jashtë dhe me për fat të mirë kam mbuluar role gjithnjë e më të rëndësishme. Kjo më ka befasuar shumë dhe më pas tentova rrugë edhe më ambicioze dhe jam ku jam këtu sot”, - thotë Pea.

Më tej, italiani tregon edhe lidhjet me Shqipërinë dhe si vendosi të bëhej pjesë e projektit të FSHF-së, teksa vlerëson zhvillimet e futbollit shqiptar dhe punën e bërë deri më sot në këtë drejtim.

“Unë besoj se gjithçka nisi disa vite më parë, kur bëra një projekt për ekipet kombëtare, edhe këtu për rastësi gjatë kohës së lirë dhe nisa të vëzhgoja kombëtaret që ndodheshin afër Italisë, pra atë malteze, shqiptare e me radhë. Më tërhiqte shumë ajo që po ndodhte në Shqipëri, këtë Federatë që rritej gjithnjë e më shumë, me futbollistë të aftë e të fortë, kështu që kam vëzhguar nga jashtë atë që ndodhte në këtë vend. Unë mendoj se ky vend është që prodhon shumë lojtarë interesantë dhe jam dakord me dëshirën e presidentit Duka, i cili synon të përmirësojë në aspektin cilësor të gjitha zhvillimet e derisotme. Unë do të takohem me përgjegjësit e të gjitha sektorëve që përfshihen në Drejtorinë Teknike për të kuptuar punën që kanë bërë deri më tani dhe të marr mendimet e tyre për planet që kanë në të ardhmen. Ajo që mund të sjell këtu është eksperienca ime. Jam ende i ri, 56 vjeç, jam shumë aktiv dhe plot më entuziazëm dhe mund të sjellë eksperiencën time në këto projekte për të përmirësuar akoma atë që është cilësia e të rinjve mbi të gjitha, pra për futbollin e të ardhmes”, - vijoi Pea.

Gjithashtu, ai flet edhe për rolin e drejtorit teknik dhe ku do të fokusohet puna e tij në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke vënë theksin te formimi i duhur i profesionistëve që punojnë në stafet teknike të skuadrave dhe rritjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar.

“Roli përfshin shumë fusha, sepse FSHF është rritur shumë gjatë këtyre viteve dhe sigurisht kapitulli i formimit të trajnerëve apo profesionistëve të stafeve teknike. Sepse trajneri është vetëm një element i stafit, por janë shumë të rëndësishëm edhe figurat e tjera, siç mund të jetë ndihmës trajneri, përgatitësi atletik, trajneri i portierëve, fizioterapisti, mjeku apo drejtori sportiv, janë të gjitha figura që përbëjnë një skuadër. Një skuadër që duhet të jetë më pas në dispozicion të lojtarëve. Në zhvillimin e futbollit të moshave ka vende që ankohen se nuk kanë të rinj shumë të aftë që luajnë futboll, por unë besoj te filozofia e të rinjve, i kam mbështetur shumë edhe kur isha trajner, kam punuar shumë me to, besoj se edhe ky vend mund të ndërmarrë një rrugë shumë të rëndësishme për të favorizuar rritjen e trajnerëve dhe të njëjtën kohë edhe rritjen e talenteve të reja”, - nënvizoi Fulvio Pea.

Sa i përket rëndësisë së infrastrukturës sportive, drejtori teknik i FSHF-së shpreh bindjen se është e rëndësishme të punohet me pasion, entuziazëm e dëshirë për të përmirësuar gjithmonë futbollin, duke tejkaluar në këtë mënyrën edhe problematikat që mund të hasen gjatë rrugës.

“Besoj se çdo problem ka shumë zgjidhje. Mendoj se për të zgjidhur problemet duhet të kërkojmë zgjedhje sa më të mirë për të arritur qëllimin. Nëse ndalemi thjesht te problemi, nuk do ta gjejmë kurrë zgjidhjen dhe nuk do të ecim përpara. Vazhdojmë të flasim për aspektet pozitive dhe për ato negative, por duhet të kthejmë faqen dhe të kemi një objektiv të qartë. Presidentin na e ka bërë të qartë objektivin e FSHF, tani duhet të gjejmë ne rrugën që duhet ndjekur drejt atij objektivi pa menduar për atë që nuk mund të bëhet, por duke menduar për gjërat që mund të realizohen pavarësisht atyre gjërave që kemi në dispozicion. Shpesh thuhet se një nga problemet është mungesa e infrastrukturës, por nëse unë mendoj për Afrikën, ku ka shumë mangësi dhe ku ka mijëra lojtarë që vijnë në Europë e bëjnë diferencën. Pra, mendoj që duhet të kemi pasionin, entuziazmin dhe dëshirë për të përmirësuar diçka dhe në rastin konkret është futbolli jonë. Sipas meje futbolli është i zhvilluar, por nëse mund të bëhet më shumë, patjetër që ne do të bëjmë më shumë për ta zhvilluar. Nëse do të ketë probleme, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje”, – thotë ndër të tjera drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea në intervistën e rij të parë për Fshf.org.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet