LIVE UPDATES
Sport

Futbolli shqiptar rikthehet të premten, FSHF organizon seminar me arbitrat & asistentët…

Në këtë seminar ishin të ftuar dy instruktorë të UEFA-s, Costa Kapitanis dhe Bekim Zogaj.

20 Gusht 2025, 11:15 Nga DOSJA

 

Futbolli shqiptar rikthehet të premten, FSHF organizon seminar me arbitrat

TIRANE - Sektori i Arbitrimit në FSHF po zhvillon një seminar 3-ditor për zyrtarët e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, në kuadër të fillimit të sezonit të ri futbollistik 2025/26, cili fillon të premten.

Më herët, arbitrat kanë mbyllur me sukses testet fizike, ndërsa seminari u fokusua në trajtimin e situatave të ndryshme të lojës dhe interpretimet e sakta të rregulloreve. Në këtë seminar ishin të ftuar dy instruktorë të UEFA-s, Costa Kapitanis dhe Bekim Zogaj.

Costas Kapitanis dha një prononcim për fshf.org, ku theksoi progresin e bërë në kuadër të infrastrukturës së qendrës VAR dhe shpjegoi rëndësinë e seminarit 3-ditor.

“Pikë së pari, dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për ftesën, për të qenë pjesë e këtij seminari elitar të gjyqtarëve dhe vëzhguesve këtu në Shqipëri. Është kënaqësi e madhe të jem këtu. Unë punoj afër me Shqipërinë, pasi jam anëtar i Konventës së Arbitrave dhe Shqipëria është një nga vendet që ndjek. Është shumë interesante të jem këtu, 3 vitet e fundit kam qenë 3 herë dhe shoh progres shumë të madh në arbitrimin e djemve dhe vajzave, gjë që reflektohet në takimet dhe përfaqësimet e Shqipërisë jashtë.

U impresionova nga videoja promocionale “Bëhu arbitër” në shqip, një motivim i madh për të frymëzuar të rinjtë për t’u përfshirë në botën e arbitrimit, pasi momentalisht na mungojnë 40 mijë arbitra në Europë.

Gjithashtu, vizitova qendrën VAR këtu në federatë, që është po ashtu një hap i madh dhe duket që ju po bëni shumë hapa të mirë përpara.

Seminari fokusohet te përgatitja e arbitrave në fillim të sezonit, duke rifreskuar rregullat e futbollit dhe ndryshimet e reja të tyre. Në këtë mënyrë ne shkëmbejmë këndvështrime, diskutojmë dhe i inkurajojmë të bëjnë pyetje, në mënyrë që të kenë çdo gjë të qartë në mendjen e tyre kur hyjnë në fushë” - u shpreh instruktori i UEFA-s Kapitanis.

Ndërkaq, instruktori i UEFA-s Bekim Zogaj vlerësoi organizimin dhe infrastrukturën e krijuar në Shqipëri dhe u shpreh shumë optimist për performancën e arbitrave në sezonin e ri futbollistik.

“Punimet e seminarit po ecin shumë mirë. Tema ku unë kam ligjeruar ka qenë në lidhje me “offside”. Shikova një ekip shumë të mirë që ishin të motivuar dhe kriteret i njihnin shumë mirë, si asistentët dhe arbitrat e Shqipërisë. Është hera e parë për mua që ligjeroj në Shqipëri. Falënderoj Sokol Jarecin dhe Federatën e Futbollit që më ka ftuar për të qenë prezent në këtë seminar të madh dhe elitar në Shqipëri.

Organizimi me këtë infrastrukturë është tepër profesional. Djemtë dhe vajzat janë shumë të përgatitur dhe besoj se do të ketë performancë të mirë në kampionatin “Abissnet Superiore” në Shqipëri”- theksoi Bekim Zogaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare