3 Qershor 2022, 15:33
Nga DOSJA
DURRES - Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares shprehet optimist për atë që do të tregojë skuadra në këto dy ndeshje të radhës. Gjasula analizoi edhe skuadrën e ishullorëve të Islandës, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk duhet të bëjë gabime dhe t’i marrë maksimumin ndeshjes së parë. Mesfushori kuqezi foli edhe për futbollistin e ri të Kombëtares, pjesë e repartit të tij, Kristjan Asllanin, duke mos i kursyer lëvdatat për të.
Favoritët e grupit? “Nuk do të thoja që Islanda dhe Izraeli janë në nivel më poshtë se ne. Jemi afër me ato kombëtare. E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne me kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira”.
Me 4 pikë të kënaqur? “Varet se si do të ecin ndeshjet. Por edhe me 4 pikë do të ishim në rregull për këtë grup. Për mua ta nisim me këmbë të mbarë. Në ndeshjen ndaj Islandës duhet të marrim 1 pikë se s’bën dhe do të provojmë të marrim 3”
Sa gati jemi për Islandën? “Ne e dimë që Islanda është një skuadër që luan shumë fizikisht. Ata janë jo vetëm mirë fizikisht, por edhe në mbrojtje janë kompaktë dhe në kundërsulm janë të rrezikshëm. Ne duhet të kemi kujdes që mos të bëjmë gabime që nuk duhen dhe të luajmë lojën tonë, që të nxjerrim maksimumin”.
Amir Abrashi dhe Kristjan Asllani? “Asllani është një djalë i ri dhe ka shumë talent. Për ne është mirë që është këtu dhe është një lojtar me shumë cilësi. Cdo lojtar shqiptar që ka kualitet ne e presim këtu dhe të na ndihmojë. Nuk e di si do e vendosë trajneri, por është shumë mirë që janë të dy lojtarët këtu, edhe Abrashi edhe Asllani, të cilët na japin forcë për të arritur më shumë”.
Pritshmëritë me Kombëtaren? “Secili e di se çfarë mundësish kemi në këtë grup. Nuk kemi shumë presion, e dimë çfarë mund të fitojmë. Duhet të jemi optimist dhe të provojmë t’i nxjerrim maksimumin”.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Qershor 2022, 15:17
DURRES - Elseid Hysaj jep kushtrimin në prag të nisjes së edicionit të tretë të Nations League. Në konferencën e sotme p...
Sport
3 Qershor 2022, 15:05
ANGLI - Klubet e Premierligës përballen me kërcënimin e zhdukjes së kompanive të basteve nga fanellat e tyre. Disa sponsori...
Sport
3 Qershor 2022, 12:12
SPANJE - José Bordalás tani nuk është më trajner i Valencias. Tekniku nga Alicante e dinte se kjo ishte &cced...
Sport
3 Qershor 2022, 11:38
SPANJE - 12 vjet pas takimit të pare, që u zhvillua me rastin e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, janë në kriz&e...
Sport
3 Qershor 2022, 10:53
SHBA - Uruguaji mposhti Meksikën 3-0 mëngjesin e sotëm, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Glendale, Phoenix, t&e...
Sport
3 Qershor 2022, 10:44
Safet Gjici dhe Diego Longo
TIRANE - Safet Gjici ndihet shumë i rënduar dhe nervozuar për ato që ka lexuar një ditë më ...
Sport
3 Qershor 2022, 10:34
FRANCE - Francezët do të presin sot në shtëpi kombëtaren e Danimarkës, ndeshja e parë e Grupit A1 për Ligën e Kombe...
Sport
3 Qershor 2022, 10:28
PORTUGALI - Në moshën 33-vjeçare, João Sacramento do të jetë afër fillimit të karrierës së tij si trajner....
Sport
3 Qershor 2022, 10:21
SPANJE - Në asamblenë e jashtëzakonshme që Barcelona ka thërritur më 16 qershor për të diskutuar një plan operacion...
Sport
3 Qershor 2022, 07:43
SPANJE - Sikurse dihet, në ndeshjen Spanjë-Portugali (1-1), të luajtur në Seville për Nations League, CR7 nuk luajti si titullar. Nj&eu...