Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i skuadrës kuqezi vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, për emrin dhe futbollistët që ka, teksa theksoi se është shumë e rëndësishme një nisje e mbarë, për të shpresuar në një rrugëtim më të gjatë të Shqipërisë në Europian.
GJERMANI - Shqipëria është gati për të nisur rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian të futbollit, Gjermani 2024, teksa në prag të sfidës së parë ndaj Italisë në Dortmund, në krah të trajnerit Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp edhe kapiteni Berat Gjimshiti.
Lideri i skuadrës kuqezi vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, për emrin dhe futbollistët që ka, teksa theksoi se është shumë e rëndësishme një nisje e mbarë, për të shpresuar në një rrugëtim më të gjatë të Shqipërisë në Europian.
Ndeshja me Italinë do të jetë shumë e rëndësishme edhe për ecurinë tonë në Europian…
Sigurisht që të tre ndeshjet janë shumë të rëndësishme, por nëse e nisim me këmbën e mbarë, mund të kemi në ndihmë dhe një motivim më shumë për të ecur përpara. Një rezultat pozitiv ndaj Italisë mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjet e tjera.
Do të keni një duel me shokun tuaj të skuadrës, Scamaccën. A keni folur me të gjatë kësaj kohe dhe çfarë mund të presim në fushë?
E njoh shumë mirë, pasi kemi luajtur bashkë për një sezon të tërë. Që nga festa kur fituam Europa League, nuk kemi folur bashkë, por nuk do të jetë me rëndësi Gjimshiti-Scamacca, por në tërësi ndeshja Shqipëri-Itali.
Në miqësoret e fundit Italia ka vuajtur jo pak. A është ky një kurth i tyre?
Sigurisht që i kemi ndjekur ndeshjet e fundit të Italisë dhe trajneri na ka evidentuar forcën e tyre, ku duhet të tregojmë kujdes. Analiza nevojitet për ndeshjen e nesërme dhe besoj se jemi përgatitur mirë për të qenë gati.
Në këtë Shqipëri, çfarë ka nga Seria A dhe futbolli italian?
Ka shumë nga futbolli italian, pasi jo vetëm që jemi shumë futbollistë që luajmë në Itali, por edhe trajneri ka një eksperiencë të rëndësishme në Serinë A. Luajmë aty dhe njohim shumë mirë kundërshtarët tanë, por e dimë mirë që kemi përballë Italinë, kampionen në fuqi dhe që luan në të tilla kompeticione për të fituar, ndaj duhet të bëjmë kujdes.
Shumë prej futbollistëve të Shqipërisë, janë fëmijë emigrantësh që kanë lindur dhe janë rritur në vende të tjera, por që përfaqësojnë vendin e tyre…
E vërtetë. Shumë prej nesh jemi lindur apo rritur në vende të tjera, por jemi shqiptarë. Në shtëpitë tona flitet shqip dhe jemi rritur me dashurinë për vendin tonë. Jemi të lumtur që përfaqësojmë vendin tonë.
Keni fituar edhe Europa Leaguen këtë sezon me Atalantën. Cilat janë njohuritë apo emocionet që keni fituar në këtë kompeticion dhe që do të donit t’i transmetonit të shokët e skuadrës?
Triumfi në Europa League ka qenë rezultat i një procesi pune që ka nisur shumë kohë më parë. Ne jemi të përgatitur të bëjmë maksimumin për të fituar në çdo ndeshje. Jemi përgatitur të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë që të na shkojë mirë.
A mund të na tregoni se çfarë ka sjellë puna e trajnerit te ju?
Puna e tij na ka përmirësuar shumë, prej më shumë se një viti që kur ka ardhur. E dimë si punon çdo ditë për të na ndihmuar. Ka qenë një futbollist i madh dhe një motivator i jashtëzakonshëm. Jemi këtu duke kaluar nëpërmjet një grupi të vështirë dhe kemi marrë shumë komplimente, jo vetëm ne, por edhe stafi e trajneri.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Borussia Dortmund nuk do të jetë për shumë kohë pa trajner. Pas pranimit të dorëheqjes së Edin Terz...
GJERMANI - Didier Deschamps e tregoi gjatë garave të fundit të skuadrës franceze. Trajneri i Bluve nuk ka hezituar asnjëherë t&eum...
SPANJE - Një kompeticion që ka tërhequr shumë vëmendje! Ndërsa në Francë, Thierry Henry ka të gjitha vështir&e...
GJERMANI - Olivier Giroud do të luajë Europianin e fundit me Francën teksa edhe këtë herë pritet të udhëheqë sulmin...
GJERMANI - Ndërsa pista Sergio Conceiçao tani është ftohur, Olympique Marseille po nxiton drejt Roberto de Zerbi, i cili hapi der&eum...
GJERMANI - Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë në Euro 2024. Tek...
GJERMANI - Gjermania do të debutojë në Europianin e shtëpisë më datë 14 qershor në orën 21:00, teksa “panzera...
GJERMANI - Pasi shkëlqeu në grupet rock në vitet ‘60, përpara se të merrte një kthesë në pop, i pathyeshmi Rod Ste...
BRAZIL - Ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i gjurit të majtë në tetor dhe tërheqja nga Copa America, ylli brazilian Neymar u ftua...
GJERMANI - Pikërisht si kapiten, Gianluigi Donnarumma, u paraqit në një konferencë për shtyp të premten, në prag të hyrj...