Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-futbollisti belg, i cili vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, rishikon karrierën e tij dhe nënshkrimin e dështuar për klubin e bardhë, në një intervistë për “L'Equipe”.
SPANJE - Eden Hazard vari këpucët sezonin e kaluar në moshën 32-vjeçare pas një karriere të suksesshme, por që rregjistroi një copëz të pasuksesshme te Real Madrid, ku dëmtimet e përjashtuan atë derisa ai tha mjaft. Ish-futbollisti belg ka rishikuar karrierën dhe kohën e tij te bardhezinjtë në një intervistë për “L'Equipe”.
Florentino Pérez e nënshkroi atë në vitin 2019 nga Chelsea, për më shumë se 100 milionë euro në një lëvizje strategjike, që dështoi keq për shkak të problemeve të tij fizike. "Tani është e lehtë të thuhet,"- shpjegon ai kur u pyet nëse do të ishte një ide e mirë që ai të shkonte në Madrid.
"Unë kam qenë një tifoz i Zidane që kur kam qenë i vogël, “Bernabeu”, fanelën e bardhë... Madridi ka një bukuri që të tjerët nuk e kanë, është një klub i veçantë. Por përtej kësaj, nuk mendoj se unë i përshtatem. Është një klub që është pak mendjemadh dhe unë nuk jam i tillë. Nuk më pëlqeu mënyra se si luajtëm, por ishte ëndrra ime. Nuk mund ta përfundoja karrierën time pa ardhur këtu," thotë Hazard.
Në intervistë, belgu nxjerr në pah problemet e tij fizike, si fajtorët kryesorë për dështimin e tij në Chamartín. "Do të kisha dashur t'i bëja gjërat sipas mënyrës sime dhe të kisha sukses. Madridi është më i madh se çdo gjë tjetër dhe është e vështirë të luash atje. Ndoshta më duhej të stërvitesha më shumë. Kam pasur dëmtimet më të këqija në kohën më të keqe: operacionin, pllakën… Po kthehem, më dhemb, e detyroj veten... Më pas vjen Ancelotti dhe unë u përgatita mirë dhe luajta mirë, por trupi, dhimbjet, dëmtimet...”, kujton belgu.
"Një mëngjes, kur u zgjova, pata një gungë në kyçin e këmbës. Një infeksion. Ata do të bënin një operacion tjetër, atë që doja dhe kërkova. Më kishin mbetur edhe dy vjet në kontratën time dhe thashë me vete: 'Vazhdo, përpiqu ta bësh’,- shton Hazard. Por më pas humba vendin, besimin dhe më pas dëshirën. Do të kisha dashur të kuptoja pse dhe nuk munda”,- thotë ish-lojtari i kënaqur me karrierën e tij.
"Jam me fat që kam qenë në industri dhe kam bërë shumë para. Nuk kam të drejtë të ankohem, edhe nëse nuk luaj ose jam i lënduar, nuk po thosha se jeta është e keqe. Më lëndoi, por e përdora këtë si justifikim. Më dhemb, me të vërtetë dhemb. Nuk mund të luaj. Nuk isha në depression, por nuk kisha më dëshirë, forcë apo energji për të luajtur. Nuk kishte më kuptim, kishte mbaruar”,- ankohet ish-futbollisti.
Hazard pranon se nuk arriti në formën e tij sportive në Madrid. “Shtatë vjet në Angli, pa pushim edhe në Krishtlindje, duke dhënë gjithçka, kur kam tre apo katër javë pushime ‘mos më mërzit’: skarë, verë... më mungonin. Në Madrid gjërat shkuan keq dhe kaq," thotë ai.
B.T (Dosja.al)
Një imazh i "Stadiumit Allegiant", ku do të luhet edicioni LVIII i NFL Super Bowl SHBA - Siç duhet ta dinë të gjithë tifoz&...
Dani Alves, me nënën e tij Lucía... SPANJE - Kanë mbetur vetëm 48 orë deri në fillimin e gjyqit të Dani Alve...
SPANJE - Real dhe Atlético nuk po e lëshojnë më njëri-tjetrin. Ndërkohë që së fundi janë përballur me n...
FRANCE - Barazimi kundër Brest-it (2-2) fundjavën e kaluar tashmë kishte krijuar një klimë tensioni për PSG-në, pasi Liga e...
GJERMANI - Dortmundi nuk e shfrytëzoi rastin për t'u ngjitur përkohësisht në vendin e 3-të në Bundesligë. Skuadra...
FRANCE - Mesditën e së premtes, në botërorin e të rinjve në Port dy Soleil në Francë, Lara Colturi arriti të ngji...
ITALI - Pikërisht këtë të premte presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi se disa klube evropiane janë të inter...
ANGLI - Nata e festës së Marcus Rashford mbetet e zakonshme dhe në Angli të gjithë po nxjerrin disa 'bitaita' për kët...
ANGLI - Wayne Rooney është i papunë, por i etur për t'u rikthyer në aksion. Më tej, ish-lojtari i Everton dhe Manchester United ka...
ANGLI - Ai luajti më shumë se 100 ndeshje për Manchester United midis 2007 dhe 2015, por pranon se, nëse do të kishte mënyrën...