"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Hidhet shorti, goglat përcaktojnë çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë…
Në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.
31 Janar 2024, 13:31Nga DOSJA
TIRANE - Është hedhur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.
Gjatë hedhjes së shortit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.
Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Egnatia - Laçi, Partizani - Kukësi, Vllaznia - Erzeni dhe Tirana - Teuta.
Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20-21 shkurt dhe 5-6 mars, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë. Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.
Ja dhe datat e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë: