Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Futbollisti australian Josh Cavallo u deklarua homoseksual vitin e kaluar dhe aspiron të hyjë në listën e kombëtares së vendit të tij, finaliste në Kupën e Botës
AUSTRALI - Josh Cavallo, futbollist i Adelaide United, në tetor 2021 u bë futbollisti i parë aktualisht aktiv, që deklaroi publikisht homoseksualitetin e tij. Mbrojtësi i majtë australian ka dhënë një intervistë për ‘Sky Sports’, në të cilën ai flet për ëndrrën e tij për të qenë pjesë e ekipit të vendit të tij në Kupën e Botës në Katar, por edhe frikën e tij për të hyrë në vendin arab sepse është homoseksual.
"Nëse përfaqësoj Australinë në Kupën e Botës dhe po jap gjithçka për ta bërë këtë, do të ishte një nder, por në të njëjtën kohë, ligjet përplasen. Unë dua të bëj diçka vërtet të mirë në karrierën time. Kam ëndërruar gjithmonë të luaj për vendin tim në një Kupë Bote, por nuk dua që jeta ime të jetë në rrezik”- shprehet Cavallo, i pyetur në lidhje me ligjet dhe diskriminimin që përjetojnë homoseksualët në Katar dhe që Amnesty International prej kohësh e denoncon.
Cavallo tregon gjithashtu se si kanë qenë këta muaj dhe cili ka qenë reagimi i botës së futbollit ndaj njoftimit të tij: "Sinqerisht, ka qenë e pabesueshme të shoh se si reagoi bota dhe në thelb më dha një përqafim të madh. Tani i jetoj ditët e mia kaq plotësisht. Ka qenë absolutisht e mahnitshme."

"Natyrisht, mesazhet nga yjet e futbollit, ikona si Zlatan Ibrahimovic, Griezmann dhe Lingard,- thotë ai për ‘Sky’. - Kur isha më i ri, u zgjoja për t'i parë ata duke luajtur shumë herët në mëngjes, kështu që është mirë t’i shohësh këta sportistë të mëdhenj të shtrijnë dorën dhe të thonë: Hej, Josh, kjo është mirë".
Nasser Al-Khater , president i komitetit organizativ për Kupën e Botës 2022 në Katar, foli në dhjetor 2021 për opsionin që Cavallo të shkojë në Kupën e Botës. "Ne ju mirëpresim dhe ju ftojmë të vini dhe të njiheni me vendin përpara Kupës së Botës. Askush nuk ndihet i kërcënuar këtu, mendoj se ky perceptim i rrezikut është për shkak të akuzave dhe lajmeve të shumta që i japin vendit një perspektivë negative." Megjithatë, ai paralajmëroi në të njëjtën intervistë: "Homoseksualiteti nuk lejohet. Shfaqjet publike të dashurisë janë të neveritshme dhe kjo vlen për të gjithë."

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Policia spanjolle ka ndaluar 2 persona si autorë të grabitjes 3 milionëshe në një vilë në Ibiza, në pronë...
SPANJË- Ndeshja për trofeun Gamper duhej të ishte Barcelona-Roma, por në vend të verdhekuqëve ndoshta do të jetë Milan...
Sergio Ramos SPANJË- Sezoni i tij i fundit, i pari me fanellën e PSG-së, ishte për t’u harruar për Sergio Ramos. Mbrojtë...
Tuchel dhe Lukaku ITALI- Romelu Lukaku është rikthyer zyrtarisht te Inter në formën e huazimit nga Chelsea. 29-vjeçari, i cili s...
ITALI- Historia mes Juventusit dhe Matthijs de Ligt duket se ka përfunduar tani. Interesimi konkret i Chelseat dhe Manchester City-t, në fakt i ka h...
ITALI- Jo vetëm Lukaku. Dita e mërkurë ishte edhe dita e Kristjan Asllanit, futbollistit shqiptar i cili firmosi me Interin. Mesfushori duksh&e...
SHBA - Valerie Loureda, një luftëtare dhe modele në MMA (Artet e Përziera Marciale), bën hapin drejt mundjes dhe nënsh...
ANGLI - Po sikur Tyson Fury të mos i kishte dhënë lamtumirën përfundimisht boksit? Britaniku njoftoi tërheqjen e tij në...
KUBE - Kampioni olimpik dhe kampioni tre herë i botës në boks, Andy Cruz, nuk u paraqit në kampionatin kombëtar të Kubës, n...
ANGLI - Dy boksierët u takuan sy më sy në një konferencë shtypi në Londër, pak më pak se dy muaj përpara ndeshjes...