Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në moshën 36-vjeçare, pas më shumë se 14 vitesh në skuadrën e Francës, Hugo Lloris njoftoi të hënën fundin e karrierës së tij ndërkombëtare. Kapiten që nga viti 2010, portieri ka 145 përzgjedhje (rekord) me blutë.

FRANCE - Në moshën 36-vjeçare, Hugo Lloris, kapiteni i skuadrës, njoftoi këtë të hënë lamtumirën e tij nga kombëtarja e Francës. Fundi i një historie prej më shumë se 14 vitesh me kombëtaren, e cila filloi më 19 nëntor 2008, gjatë një miqësore kundër Uruguajit në Stade de France (0-0).
Me kalimin e viteve, portieri i 'bluve' është bërë një shtyllë e skuadrës së Francës, të cilën e udhëhoqi si kapiten që në vitin 2010, madje duke kapur, gjatë Botërorit të fundit, edhe rekordin e kombëtares që mbante Lilian Thuram (145 kundër 142). Kampioni i Botës 2018, Hugo Lloris ka deklaruar se ndeshja e tij të fundit me blutë ka qenë ajo më 18 dhjetor, gjatë finales së Kupës së Botës në Katar, e humbur kundër Argjentinës (3-3, 2-4 me penallti) .
“Vjen një moment që duhet të dish të kalosh dorën, - shprehet portieri Loris në një intervistë për “L’Équipe”. - Gjithmonë kam thënë dhe përsëritur që skuadra e Francës nuk i përket askujt dhe të gjithë duhet të sigurohemi që të jetë kështu, unë së pari. Mendoj se prapa, skuadra është gati për të vazhduar, ka edhe një portier që është gati (Mike Maignan)”.
Me ‘Blutë’, Hugo Loris ka edhe një finale të Euros (2016), një fitore në Ligën e Kombeve (2021) dhe mban rekordin e kapitenit (121). Ai tani do t'i përkushtohet karrierës së tij me Tottenhamin, kapiten i të cilit është dhe ku luan që nga viti 2012, pasi filloi si profesionist në OGC Nice (2005-2008), ndërkohë që kishte kaluar edhe nëpër Olympique Lyonnais (2008-2012).
“Preferoj të ndal duke qenë në krye, sesa të pres një rënie të shpejtë, apo më shumë konkurrencë,- vazhdon Lloris. - Ekziston edhe një zgjedhje familjare, ndjej nevojën të kaloj më shumë kohë me gruan dhe fëmijët e mi”.
B.T (Dosja.al)
AUSTRALI - Fitorja e Novak Djokovicit në finalen e turneut të Adelaide ishte episodike, pasi tenisti serb gjatë ndeshjes i kërko...
ANGLI - Jeta e Jerome Sinclair ka marrë një drejtim që askush nuk mund ta parashikonte një dekadë më parë. “Unë ja...
ANGLI - Sulmuesi portugez João Félix i Atlético Madridit është në negociata të avancuara me Chelsean, sipas...
ITALI - Cremonese del në fushë për javën e 17-të të Serisë A kundër Veronës dhe e bën këtë duke b&eu...
ITALI - Një skenë e pabesueshme është parë në ndeshjen mes skuadrave të ligës së ulët italiane Noicataro ...
UKRAINE - Atleti i famshëm ukrainas, Andrey Dimitriev, vdiq në fushën e betejës gjatë luftës kundër Rusisë. Lajmi tra...
FRANCE - Episodi i tmerrshëm që ndodhi kur kishin kaluar vetëm minutën e 15-të të ndeshjes për Kupën e Francë...
Edina Alves në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për femra 2019 ZVICER - Këtë të hënë, FIFA publikoi e...
ANGLI - Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, thuhet se ka zhvilluar bisedime me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy, teksa ‘Qatar Sp...
ARABIA SAUDITE - Para se të bëjë debutimin e tij për Al-Nassr, Cristiano Ronaldo tashmë stërvitet me shokët e tij...