25 Janar 2023, 19:08
Nga DOSJA
ITALI - Kriza konkurruese e Milanit, e cila u konfirmua nga humbja nga Lazio (4-0), i nxjerr fuqishëm kuqezinjtë në tregun e janarit dhe sipas “Gazzetta Dello Sport”, objektivi i tyre i parë është Niccolo Zaniolo.
Seria negative e Milanit vazhdoi edhe me një disfatë shurdhuese në "Olimpico" nga Lazio (4-0). Skuadra e Stefano Piolit ka shënuar pesë rezultate negative radhazi, duke qëndruar aktualisht në -12 pikë pas Napoli që udhëheq.
Dy javë, një... fatkeqësi e vogël për kampionët e Italisë, të cilët fillimisht nuk kishin ndërmend të futeshin në merkaton e dimrit, por situatat e bëjnë këtë të nevojshme. Dhe siç duket gjithçka, lëvizja do të jetë jashtëzakonisht dinamike, pasi “i zgjedhuri” për të forcuar vijën e sulmit është Nicolo Zaniolo.
Sulmuesi 23-vjeçar italian është në prag të largimit nga Roma, e cila u ka dhënë “dritën jeshile” të gjithë të interesuarve (Tottenham, Dortmund dhe West Ham) për shitjen e tij. Një kusht që dyshja drejtuese e kuqezinjve (Maldini, Massara) kërkon të përfitojë, për të vijuar me një transfertë që do të “trondisë” ekuilibrat, si në potencialin e gjallë të Milanit, ashtu edhe në Serinë A në tërësi .
‘Verdhekuqtë’ thuhet se kërkojnë shumën prej 25 milionë eurosh për shitjen e tij në janar, një opsion që është një rrugë e njëanshme, pasi Zaniolo do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në verë. Sipas “Tuttosport”, Milani tashmë po përgatit një ofertë prej 18 milionë eurosh, duke dashur ta negociojë marrëveshjen.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 Janar 2023, 18:49
SPANJE - “Është e hera e katërt apo e pestë që më kërkon të njëjtën gjë”. Kështu ...
Sport
25 Janar 2023, 18:37
SPANJE - Marrëzia u shfaq sërish në sport. Murali me figurën e kapitenit të Barcelonës dhe dy herë fitueses ...
Sport
25 Janar 2023, 18:12
GJERMANI - Serge Gnabry e kaloi ditën e tij të pushimit në Paris dhe në Javën e Modës deri në 48 orë para ndeshjes kund&...
Sport
25 Janar 2023, 17:40
SPANJE - Thashethemet e reja nga Spanja e lidhin Lionel Messin me një rikthim të mundshëm në Barcelonë, pasi sipas gazetarit Gerard R...
Sport
25 Janar 2023, 17:05
KOSOVE - Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarisht përmes...
Sport
25 Janar 2023, 16:48
TIRANE - Pasditen e sotme janë zhvilluar dy takime të javës së 18-të të Abissnet Superiores, në të cilat skuadrat vendas...
Sport
25 Janar 2023, 15:49
ARABIA SAUDITE - Kontrata e tij me Real Madrid skadon qershorin e ardhshëm dhe 37-vjeçari Luka Modric nuk ka gjasa të rinovojë...
Sport
25 Janar 2023, 15:08
SPANJE - Braziliani Dani Alves (39 vjeç) është pranuar që nga e hëna e kaluar në burgun Brians 2, pasi gj...
Sport
25 Janar 2023, 14:36
GJERMANI - E diela e kaluar ishte dita e parë e pjesës tjetër të jetës së tij. Të një jete të re. Pas d...
Sport
25 Janar 2023, 14:05
SHBA - Ish-kampioni amerikan i boksit, Mike Tyson, akuzohet nga një grua, e cila ka paraqitur një ankesë civile, se e ka përdhunuar në ...