7 Nëntor 2022, 12:36
Nga DOSJA

ANGLI- Tottenham humbi në shtëpi nga Liverpool dhe pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Ishte Mohamed Salah, me një dygolësh, për t'u dhënë Reds-ve fitoren e parë në transfertë të sezonit. Një ndeshje plot emocione si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Antonio Conte në fund u tërbua dhe u fut në zonën teknike të Klopp, duke u grindur me Lijnders. Më pas, një gjest zemërimi i kushtoi atij kartonin e verdhë.
19 minuta nga fundi, topi del jashtë dhe shkon për në Liverpool. Antonio Conte dëshiron që lojtarët e Liverpool ta fillojnë ndeshjen shpejt, por Robertson nuk mund ta riluajë topin në lojë, sepse askush nuk e ktheu topin që doli pak më parë. Conte kthehet nga pankina e kundërshtarit dhe kupton se Pep Lijnders, ndihmësi i Klopp, ka një tjetër top në duar. Lijnders nuk ia dorëzon topin Robertson për të humbur pak kohë, por Conte tërbohet.
Trajneri i Spurs futet në zonën teknike të Klopp, afrohet dhe i heq topin nga duart. Trajneri i Liverpool ngre duart për të protestuar dhe tërhequr vëmendjen e arbitrit dhe ndërkohë, mes dy stolave shpërthen një sherr. Në fund, arbitri paralajmëron Conten.
53-vjeçari, pas ndeshjes, tha se kishte respekt për Klopp dhe stafin e tij, por gjithashtu shprehu të gjithë zhgënjimin e tij me rezultatin, të cilin e konsideron të padrejtë: “Kam respekt të madh për Klopp dhe stafin e tij. Është e vështirë të shpjegosh humbjen, ne meritonim shumë më tepër. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Portieri i tyre bëri disa pritje dhe ne goditëm shtyllën dhe traversën. Mendoj se rezultati është i padrejtë”.
E.Ç (Dosja.al)
liverpool tottenham conte
Sport
7 Nëntor 2022, 12:31
ZVICER - Pak më parë është hedhur shorti i fazës së 1/16 të Champions League, në Nyon të Zvicrës. Goglat ka ...
Sport
7 Nëntor 2022, 11:49
ZVICER - Polemikat dhe problemet jashtë terrenit kanë qenë dhe janë një trend në karrierën e Mario Balotellit dhe në Z...
Sport
7 Nëntor 2022, 10:54
ANGLI - Edhe një paketë për Kupën e Botës. Philippe Coutinho nuk do të jetë i gatshëm për të bër&e...
Sport
7 Nëntor 2022, 10:39
ZVICER - Pasi kanë përfunduar ndeshjet në grupe të kompeticioneve UEFA, në mesditën e sotme, në orën 12:00, në Ny...
Sport
7 Nëntor 2022, 10:19
ZVICER - As Barcelona dhe as Sevilla nuk arritën të kalonin në fazën eliminatore të Champions League. Për disa mund të...
Sport
7 Nëntor 2022, 07:30
ANGLI - Fillimi më i keq i Cristiano Ronaldos, në sezonin e pesëmbëdhjetë viteve të fundit, duket se nuk dëshiron...
Sport
7 Nëntor 2022, 07:20
HOLANDE - Ajax nuk kandidon më dhe ndaj PSV-së humbet për herë të shtatë këtë sezon, duke braktisur gjithashtu kr...
Sport
7 Nëntor 2022, 07:15
ITALI - “Lazio fitoi me një gjysmë gol”. Josè Mourinho i hidhëruar pas humbjes së Romës në...
Sport
7 Nëntor 2022, 07:10
ANGLI - Pas fitores 2-1 të Liverpool të dielën ndaj Tottenham, trajneri gjerman Jürgen Klopp ka folur me superlative për sulmuesin e ...
Sport
7 Nëntor 2022, 07:06
SPANJE - Derbet e Sevilles janë shpërthyes dhe ky i së dielës nuk ishte përjashtim nga rregulli. Tifozët e zjarrtë...