10 Gusht 2024, 11:32
Nga DOSJA
ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar vdekjen e vëllait të tij Sapko, nga kanceri, dhjetë vjet më parë. "Para se vëllai im të vdiste nga leuçemia në moshën 40-vjeçare, i lutesha Zotit çdo ditë. Por ai vdiq. Ku ishte Zoti atëherë,”- thotë ai për "The Athletic".
Në librin e tij të fundit "Adrenalina: Historitë e mia të panjohura", Zlatan Ibrahimovic flet për herën e fundit para se vëllai i tij të largohej nga jeta tokësore.
“U ndjeva jashtëzakonisht i pafuqishëm, krejtësisht i padobishëm dhe plotësisht i shkatërruar”,- thotë ai në libër.
Zlatan u kthye në shtëpi dhe ishte me vëllain e tij në momentin e fundit të jetës së tij. Ai tregon se si është ndjerë gjatë varrimit, kur ishte gati të hidhte një lopatë dheu mbi arkivol.
"E hodha lopatën në tokë. Ta mbuloja do të thoshte të pranoja që ai kishte vdekur, por në kokën time Sapko ishte ende gjallë. Është e vështirë për mua të kuptoj që ai nuk është më këtu. Ai ishte shumë i vogël, ishte vëllai im. Unë shkova te familja ime dhe qava për të."
Dhjetë vjet pas vdekjes së vëllait të tij, Zlatan Ibrahimovic flet për incidentin nga një këndvështrim tjetër (më fetar) në një intervistë për 'The Athletic'. Ai është djali i një nëne katolike dhe një babai mysliman, por nuk i është përkushtuar një feje të caktuar.
"Unë besoj në respekt, nëse them "vetëm Zoti mund të më gjykojë", kujt i drejtohem? Vetes. Po ju jap një shembull. Kur më vdiq vëllai. Ku ishte Zoti atëherë? Ju falënderoni Zotin çdo ditë dhe luteni. Por ku isha unë atëherë? Ju jeni Zoti juaj dhe kjo është ajo në të cilën unë besoj”.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Gusht 2024, 11:18
SPANJE - Conor Gallagher dhe Julián Álvarez do të jenë zyrtarisht blerjet e ardhshme të Atlético Madridit, pa...
Sport
10 Gusht 2024, 10:08
SPANJE - E ardhmja e afërt e Vitor Roque te Barça është e pasigurtë. Sulmuesi brazilian 19-vjeçar e di tashmë s...
Sport
10 Gusht 2024, 09:00
ANGLI - Pep Guardiola foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Community Shield kundër Manchester United. Kët...
Sport
10 Gusht 2024, 08:00
POLONI - Episodi i parë për Champions League 2024/2025, i cili, duke mos pasur kohë as të nisë në formatin e ri, tani ...
Sport
9 Gusht 2024, 21:09
FRANCE - Skuadra franceze besoi deri në fund, por pas shtersave do të duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë në këtë t...
Sport
9 Gusht 2024, 17:21
GJERMANI - Probleme për mbrojtësin e Bayern Munichut, Matthijs De Ligt. Ish-lojtari i Juves është nën hetim për mos...
Sport
9 Gusht 2024, 16:41
ANGLI - Pritja ka marrë fund... për momentin. FA ka shpallur një trajner të ri për Anglinë: Lee Carsley promovohet nga U...
Sport
9 Gusht 2024, 16:29
SPANJE - Dani Olmo kthehet në shtëpi. Mesfushori spanjol i thotë lamtumirë RB Leipzig me një marrëveshje të përhers...
Sport
9 Gusht 2024, 15:46
TIRANE - Komisioni i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit të Kategorisë Superiore, për javën e ...
Sport
9 Gusht 2024, 13:38
FRANCE - Në ndeshjen për në turin çerekfinal, në peshën deri 74 kg., mundësi ynë Çermen Valiev kaloi shpejt n&e...