Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një kohë shumë të shkurtër, Ramadani u bë udhëheqësi i heshtur i një dhome zhveshje të rinovuar, të përbërë nga të rinj të tjerë për të cilët shqiptari u tregua një udhërrëfyes i vërtetë dhe të cilëve u jepte këshilla, kryesisht për angazhimin dhe sjelljen që duheshin mbajtur në dhomën e zhveshjes.

ITALI - Nuk ishte e lehtë për Lecce të zëvendësonte një lojtar si Morten Hjulmand, por në fund mendojmë se Pantaleo Corvino ia doli shumë mirë duke zgjedhur askënd tjetër përveç zëvendësimit të Lewis Ferguson (një tjetër blerje e dështuar e Pantës) në Aberdeen: padyshim që po flasim për Ylber Ramadanin.
Ecuria e futbollistit shqiptar deri më sot ka qenë mbi të gjitha pritshmëritë, deri në atë pikë sa të bën të mendosh “Hjulmand, kush?”, për tifozët e Leçes që me ironi harruan paraqitjet e ish-kapitenit të Verdhekuq.
Në një kohë shumë të shkurtër, Ramadani u bë udhëheqësi i heshtur i një dhome zhveshje të rinovuar, të përbërë nga të rinj të tjerë për të cilët shqiptari u tregua një udhërrëfyes i vërtetë dhe të cilëve u jepte këshilla, kryesisht për angazhimin dhe sjelljen që duheshin mbajtur në dhomën e zhveshjes.
Të gjitha cilësitë që janë bërë evidente jo vetëm te Leçes, tashmë kanë kaluar në Bar Commercio (trefgu i transfertave) dhe në të vërtetë, kanë marrë rrugën drejt Milanos, drejt kuqezinjëve dhe zikaltërve.
Sipas burimeve të mediave italiane, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, është duke monitoruar personalisht dhe nga afër paraqitjet e mesfushorit 27-vjeçar. Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re, pjekuria e tij e lejoi atë të integrohej menjëherë tek Lecce dhe Serie A dhe kjo aftësi për t'u përshtatur është e rëndësishme për një ekip që luan shumë ndeshje, përfshirë kupat evropiane.

17 shtatori i kaluar ishte mundësia e parë e Ausilios për ta parë live. Në stadiumin U-Power për Monza-Lecce, mesfushori i D'Aversa arriti performancën e tij të zakonshme të plotë në ndeshjen e cila përfundoi me barazim dhe në të cilën cilësitë e tij u theksuan në një kontekst ku skuadra ishte me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Baschirottos.
Takimi i dytë ishte në vend të kësaj me rastin Shqipëri-Bullgari. Ramadanin nuk pati mundësi ta shihte në aksion pasi trajneri Sylvinho e futi në lojë vetëm në minutën e 91-të kur zëvendësoi dikë që tashmë është lojtar i Interit, Kristjan Asllani.
Sa kushton sot Ylber Ramadani?
Vështirë për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Vlera e lojtarit sigurisht është rritur krahasuar me çmimin prej 1.2 milionë eurosh, shumë e paguar nga Leçe për ta blerë atë përgjithmonë nga Aberdeen. Sot lojtari, falë paraqitjeve të shkëlqyera, do të kishte dyfishuar të paktën çmimin e tij, por nëse zikaltrit e tuan në gjirin e tyre, duhet të prezantojnë një ofertë të ngjashme mer dyfishin apo edhe pak më tepër për të kaluar te formalitetet.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Harry Kane shënoi një gol të bujshëm në fitoren e thellë 8-0 ndaj Darmstadt-it në Bundesligë. Bajerni i Myni...
BRAZIL - Barcelona arriti një marrëveshje përfundimtare me Atletico Paranaense në verë për 18-vjeçarin Vitor Roqu...
GREQI - Të paktën 50-60 tifozë pa distinktivë dolën në zyrat e Federatës Greke të Futbollit (EPO) të hënë...
FRANCE - Autoritetet franceze arrestuan nëntë persona pas sulmit në autobusin e ekipit të Lionit në Marsejë ...
HOLANDE - John Van't Schip është trajneri i ri i Ajaxit deri në fund të sezonit, skuadra e fundit në ligën holandeze e ka bër...
FRANCE - 'Sky Sport' publikoi këtë të hënë një fotografi, që tregon gjendjen e trajnerit të Lyonit, Fabio Grosso, pas su...
SHBA - Në listën e sportistëve miliarderë (ish dhe aktivë) mediumi “Forbes” vendosi Erving Magic Johnson. Revista ame...
ITALI - Trupi i një 42-vjeçari është gjetur në parkingun e stadiumit të Napolit , “Diego Maradona” , nën tribun...
KOLUMBI - Ministria e Mbrojtjes së Kolumbisë vendosi rreth 250 burra në tokë, nga ajri dhe nga toka, 130 policë dhe 110 ushtarakë,...
SPANJE - Lojtari i Real Madridit, Aurélien Tchouameni, ka dalë në rrjetet sociale këtë të hënë për t&eu...