Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të premten e shkuar u raportua se futbollisti i Gjilanit, nigeriani Theophilus Solomon, është arrestuar nga policia e Kosovës, duke mos u bërë të qarta arsyet e këtij arrestimi.

KOSOVE - Klubi i futbollit të Gjilanit, sot përmes një komunikate për mediat ka bërë të ditur arsyen e arrestimit të futbollistit të skuadrës së tyre.
Në komunikatë thuhet se arrestimi i Solomon ka ndodhur për shkak të një problemi personal, që ka pasur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë dhe luante për skuadrën Partizani të kryeqytetit. Klubi i Superligës së Kosovës, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me autoritete e rendit në lidhje me këtë rast.
“Sport Club Gjilani përmes kësaj komunikate dëshiron të njoftojë opinionin në lidhje me situatën e krijuar me futbollistin e ekipit tonë, Theophilus Solomon.
Futbollisti me origjinë nga Nigeria të premten është shoqëruar nga policia për shkak të një rasti personal që ka pasur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë.
Ne si klub do të bashkëpunojmë maksimalisht me autoritetet relevante deri në sqarimin dhe pastrimin e plotë të këtij rasti.
Sport Club Gjilani gjithmonë ka treguar kujdes gjatë angazhimit të lojtarëve të ri, kur paralel me cilësitë futbollistike vëmendje i kemi kushtuar edhe anës njerëzore. Njëjtë edhe me futbollistin Theophilus Solomon, i cili ka treguar sjellje tejet korrekte dhe ka qenë shembull për të tjerët në shumë raste.
Ne si klub ofrojmë bashkëpunim sa i përket pjesës tonë të kompetencave edhe pse realisht nuk kemi asnjë lidhje me kohën dhe vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Sport Club Gjilani nuk do të bëjë asnjë koment tjetër në lidhje me futbollistin Theophilus Solomon, derisa autoritetet kompetente të dalin me një vendim përfundimtar,”- thuhet në komunikatën e klubit kosovar.

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Një gjest i madh bujarie. Ousmane Dembélé i erdhi në ndihmë klubit të tij stërvitor Evreux (Div. 2) n&eum...
SPANJE - Barcelona çuditërisht humbi këtë të dielë në mbrëmje ndaj Almerias dhe në mënyrë ...
SPANJE - Janë ngjarje gjithnjë e më të shpeshta. Prej disa muajsh, shumë futbollistë janë viktima të vjedhjeve, n...
SPANJE - Sonte nga ora 21:00, në Salle Pleyel në Paris, FIFA do të organizojë ceremoninë gala “The Best”. Këtu ...
KOREJA E JUGUT - Federata e Koresë së Jugut njoftoi të hënën identitetin e pasuesit të Paulo Bento, i cili dha dorëheq...
FRANCE - I lindur në Marsejë, Christophe Galtier domosdoshmërisht evoluoi në një mjedis të veçantë këtë t&...
FRANCE - Një tjetër goditje për PSG-në. Pas dëmtimit të Neymarit tetë ditë më parë kundër Lil...
ANGLI - Të jesh në të njëjtin avion me tifozët e Manchester United nuk është një përvojë e mirë. Për...
GJERMANI - Nuk është kapërdirë ende me sa duket Botërori i Katarit nga perëndimi dhe zgjehja e shtetit arab për zhvillimin ...
ZVICER - Një ish-futbollist ka rrëfyer në policinë zvicerane se ka vrarë një person gati pesë vjet më parë (më...