LIVE UPDATES
Sport

“Ja pse reforma e FSHF-së te moshat do të sjellë rritje të cilësisë. Do të jemi shumë më konkurrues me rajonin”

Kryetari i këtij komisioni, Abdyl Kuriu, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv, shpjegon në një intervistë se përmbajtja e kësaj reforme është jetike për të ardhmen e futbollit shqiptar

23 Gusht 2022, 15:45 Nga DOSJA

“Ja pse reforma e FSHF-së te moshat do të sjellë rritje

TIRANE - Komisioni i posaçëm për reformimin e rregulloreve të FSHF-së i krijuar me vendim të Komitetit Ekzekutiv, në muajt e parë të këtij viti ka punuar për muaj me radhë për gjetjen e një formule, e cila të garantojë arritjen e qëllimeve strategjike të FSHF-së, pra masivizim, edukimi, infrastruktura, futbolli vajzave, mirëqeverisja etj.

Kryetari i këtij komisioni, Abdyl Kuriu, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv, shpjegon në një intervistë se përmbajtja e kësaj reforme është jetike për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe kjo është një nga reformat më të thella që kemi kryer dhe sigurisht që do të japë efektet në jetën futbollistike të vendit.

- Z. Kuriu, për të qenë më konkret, çfarë objektivash strategjikë ka kjo reformë?

- Duhet të theksoj se që në nisje të kësaj reforme, janë marrë në analizë shumë faktorë që kanë ndikim në produktin final. Një ndër këto janë ndryshimet e shumta demografike që kanë ndodhur në vendin tonë 30 vitet e fundit. Popullsia është e përqendruar shumë përreth kryeqytetit dhe qendrave të tjera urbane, ndërkohë që harta e klubeve profesioniste, që plotësojnë kriteret për t’u licencuar si të tilla nuk përputhen me hartën e qendrave të mëdha demografike të vendit. Për të përmirësuar dhe rritur futbollin duhet që këto dy harta të përputhen më mirë. Kjo reformë synon që brenda një hapësire kohore 5 deri në 10 vite, ai që quhet klub profesionist apo akademi profesioniste t’i përkasë një komuniteti, të zhvillojë aktivitetin pranë komunitetit të tij dhe të ketë mbi 30% të lojtarëve të ekipit të parë të federuar nga komuniteti dhe ekipet zinxhir. Ekipet e moshave duhet të kenë së paku 70% të lojtarëve të federuar nga komuniteti ku bëjnë pjesë. Ky proces nuk përjashton asnjë klub apo akademi që të përmirësojë infrastrukturën dhe organizimin për të arritur të marrë statusin profesionist dhe më pas të bëhet pjesë e garave kombëtare. Është e qartë se disa klube profesioniste që objektivisht nuk plotësojnë kushtet e licencimit do të zbresin në kampionatet rajonale dhe disa akademi serioze do të kthehen në akademi me status të veçantë, duke garuar në garat profesioniste.

- Cilat kampionate prek më shumë kjo reformë?

- Kampionatet elitare të moshave. Kjo ishte një ndër pikat kryesore të misionit të komisionit tonë. Nuk do të ketë më kampionate me grupe veri e jug, por vetëm një grup me 10 skuadra për Abissnet Superiore dhe 14 skuadra për Kategorinë e Parë. Parimi bazë është që kampionatet elitare duhet të jenë atribut i klubeve profesioniste dhe akademive me status të veçantë. Kemi pasur probleme në kampionatet e moshave ku shumë akademi pa infrastrukturën bazë dhe organizimin e duhur kanë qenë pjesë e garave elitare, duhet ta pranojmë. Akademitë me status të veçantë janë akademitë e licencuara nga Komiteti Ekzekutiv dhe që brenda një periudhe nga 5 deri në 10 vite do duhet të shndërrohen në klube profesioniste. Sigurisht që procesi tranzicionit mund të jetë i vështirë për dikë në fillim, por ekzistojnë të gjithë mekanizmat që gjithsecili të rrisë standardet dhe të bëhet pjesë e garave elitare.

“Ja pse reforma e FSHF-së te moshat do të sjellë rritje

- U miratua nga Komiteti Ekzekutiv një skemë incentivimi për të rinjtë që luajnë në Kategorinë e Parë. Mund të na e shpjegoni se çfarë është kjo skemë?

- Kjo skemë incentivimi është padiskutim një mbështetje e madhe për të rinjtë, ashtu si edhe për klubet që aktivizojnë element të rinj. Nëse një skuadër e Kategorisë së Parë do të aktivizojë lojtarë të moshës 16-21 vjeç, Federata Shqiptare e Futbollit do t’i paguajë klubit nga 270 deri në 450 minuta të luajtura nga kjo grup-moshë për një ndeshje. Klubet do të kenë mundësi të rikuperojnë pagat e dy-tre muajve, nëse plotësojnë këtë minutazh aktivizimi të të rinjve në çdo ndeshje.

- Ka qenë futbolli i femrave pjesë e kësaj reforme që keni ndërmarrë?

- Edhe futbolli i femrave ka qenë pjesë e punës së komisionit. Ka ndryshuar struktura e kampionatit të Kategorisë Superiore, është zvogëluar numri i skuadrave dhe është riformuluar politika e incentivave për klubet. Në të njëjtën kohë është përfshirë edhe tarifa e rritjes së lojtareve si dhe janë përfshirë shumë kërkesa për futbollin e femrave në kriteret e licencimit të klubeve profesioniste. Janë ndryshime të mëdha pozitive që sigurisht do të ndikojnë në rritjen e nivelit të futbollit të femrave.

- Ka pasur reagime se kjo reformë ka diskriminuar disa akademi dhe klube. Sa qëndron kjo akuzë?

- Ne si komision i reformës nuk jemi marrë dhe nuk merremi me emra të përveçëm në procesin tonë të punës. Ne kemi formuluar politika, strategji dhe ristrukturime të kampionateve dhe rregulloreve. Listat e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatet elitare i përcakton komisioni i licencimit pranë FSHF. Sigurisht që në këtë moment ristrukturimi do të ketë edhe hatërmbejtje e pakënaqësi duke parë që numri i skuadrave që do të marrin pjesë në kampionatet elitare zvogëlohet më shumë se dy herë. Por duhet të kuptojmë se kjo bëhet për të mirën e cilësisë së futbollit. Ne nuk gjejmë asnjë arsye se përse futbolli i moshave në vendin tonë të jetë më pak konkurrues apo dinjitoz sesa vendet e rajonit. Falë kësaj reforme kjo situatë do të ndryshojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen