Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Erling Haaland (22) po bën një shfaqje mahnitëse në sezonin e tij të parë në Premier League, duke thyer rekord pas rekord.
ANGLI - Sulmuesi norvegjez u bë golashënuesi më i mirë i Premier League në një sezon të vetëm, duke arritur 35 gola vetëm në ligë dhe 51 në të gjitha garat me Manchester City. “Qytetarët” kanë paguar te Dortmundi vetëm 60 milionë euro në këmbim të futbollistit, i cili megjithatë ka marrë një nga pagat më të larta në skuadër.
Megjithatë, kampionët në fuqi të Anglisë kanë përfshirë bonuse të konsiderueshme në kontratën e Haaland dhe fundi i sezonit mund t'i bëjë liderët në “Etihad” t'i paguajnë të gjitha nëse përparimi i ekipit është aq i mirë sa është dhe ata fitojnë të gjitha trofetë, për të cilët janë në garë.
Çfarë shpërblimesh merr Erling Haaland në fund të sezonit? Sipas The Sun, "makina e golit" mund të arrijë 5.6 milionë euro bonus, nëse arrin ta ndihmojë Manchester Cityn të bëjë "trisin" e trofeve. Man.City mund të fitojë titullin e Premier League, trofeun e UEFA Champions League dhe FA Cup në të njëjtin sezon.
Burimi i cituar bën të ditur se Haaland do të arkëtojë rreth 1.1 milionë euro, nëse fiton trofetë e Premier League dhe Champions League. Përveç këtyre të dyjave, nëse Manchester City triumfon në finalen e FA Cup kundër Manchester United, do të arkëtojë afërsisht edhe 394.000 euro .
Përveç këtyre trofeve, Erling Haaland do të marrë edhe shpërblime për paraqitjet që ka arritur tashmë në sezonin e tij të parë në Angli, por edhe për çmimet individuale që do të marrë në fund të sezonit. Norvegjezi shihet si favorit i madh, së bashku me Leo Messin, për të fituar “Topin e Artë” dhe nëse ia del mbanë, merr edhe 1.1 milionë euro të tjera.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Lojtarët e Liverpoolit kanë mposhtur mbrëmë me rezultati 1-0 Brentford, në ndeshjen e xhiros së 35-të të ...
FRANCE - Katalanasit e Dragons zhvilluan një ndeshje kundër St Helens në Superligën e regbisë, e cila u transmetua drejtpërdrejt...
SPANJE - Reali festoi fitimin e Kupës së Mbretit nëntë vjet pas herës së fundit, duke mposhtur Osasun&eu...
HOLANDE - Ish-portieri i kombëtares së ‘tulipanëve’, Jasper Cillessen ka qenë protagonist i një gafe të madhe në...
ARABIA SAUDITE - Ylli portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të tërheq vëmendjen kryesore brenda dhe jashtë fushës në Arabinë S...
ITALI - Menjëherë pasi Napoli barazoi me Udinese, të enjten e kaluar dhe siguroi “Scudetton” në Itali, euforia e tifoz&eu...
ARGJENTINE - Javier Mascherano, ish-lojtari i kombëtares argjentinase, aktualisht trajner U-20 në vendin latino-amerikan, doli në mbrojtje të...
SPANJE - Sergio Ramos iu bashkua urimeve në rrjetet sociale për Real Madridin për fitimin e Kupës së Mbretit dhe këtë e ...
ANGLI - Më në fund! Chelsea fitoi ndeshjen e parë të shtunën pasdite, që kur Frank Lampard u kthye në pankinë. ...
SPANJE - Florentino Pérez ishte shumë i lumtur pasi fitoi një titull të ri, numrin 32 që kur u bë president i Real Madrid...