17 Nëntor 2024, 16:18
Nga DOSJA
TIRANE - Tomas Suçek ka folur pas ndeshjes që Çekia barazoi 0-0 kundër Shqipërisë. Kapiteni çek u shfaq i kënaqur me pikën e marrë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Suçek pati një koment dhe për tifozët kuqezi, që nuk i kursyen vërshëllimat në himnin çek.
“Morëm një pikë jashtë, në një fushë të vështirë, mbajtëm portën e paprekur, kështu që janë disa gjëra pozitive. Që nga humbja në Gjeorgji, për të cilën akoma flasim, kemi pasur katër performanca me kualitet, kemi fituar dy dhe barazuar dy, që është e rëndësishme. Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të martën.”
Nëse do të kalonim në avantazh, do t’u duhej të hapeshin. Por mbrojtën të bashkuar dhe kjo dërgoi në barazim. Kanë shumë kualitet dhe është e vështirë t’i shtysh ato për 90 minuta.
Nuk kishin ndonjë rast për t’u përmendur, mendoj se ishim shumë më shumë të rrezikshëm. Doja të gjeja rrjetën, por nuk e arrita topin si duhet. Gjëja më e rëndësishme është se akoma kryesojmë grupin. Ne u fokusuam në veten tonë. Sa për sjelljen e papërshtatshme nga tifozët, le ta zgjidhë federata e tyre”, u shpreh kapiteni Suçek.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Nëntor 2024, 16:14
ZVICER - UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të vendosë drejtësi më 19 nëntor në Tiranë, kur Shqipëria t&...
Sport
17 Nëntor 2024, 16:08
BRAZIL - Dy emra të mëdhenj do të rinisin Brazilin. Seleçao, jetime e titullit botëror prej 24 vitesh (e fundit në 2002 k...
Sport
17 Nëntor 2024, 15:44
TIRANE - Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupi...
Sport
17 Nëntor 2024, 12:21
HOLANDE - Fanelat e Ajax-it nuk do të jenë më si 34 vitet e fundit. Ekipi i Amsterdamit do të shfaqë edhe një herë&nbs...
Sport
17 Nëntor 2024, 11:59
SPANJE - Përballë një valë dëmtimesh, që po e shkatërrojnë mbrojtjen e tij, Real Madrid po merr oferta nga lojtarë...
Sport
17 Nëntor 2024, 11:42
TURQI - Këtë verë, Victor Osimhen e gjeti veten në zemër të një beteje mes klubeve më të mëdha evropiane q&e...
Sport
17 Nëntor 2024, 11:25
ITALI - Skuadra franceze e mbyll këtë mbrëmje 2024-ën me një udhëtim në fushën e San Siros për t'u përballur...
Sport
17 Nëntor 2024, 10:37
ITALI - Blutë e Deschamps do të gjejnë një San Siro të mbushur plot këtë të dielë në mbrëmje (20:45), g...
Sport
17 Nëntor 2024, 10:14
HUNGARI - Belgjika është një skuadër ‘e shkatërruar’, e cila do të mbrojë vendin e saj në play-off kët&...
Sport
17 Nëntor 2024, 09:51
ITALI - Mbrëmje gala në San Siro, e cila premton të jetë e shitur (mbi 68 mijë bileta të shitura): e freskët nga ...