"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, foli në një konferencë për mediat përpara takimit me Letoninë.

TIRANE - Kapiteni kuqezi tha se sfida e nesërme është shansi i fundit për të shkuar në Botëror dhe se ekipi do të luftojë për tri pikët.
“Nuk do jetë e thjeshtë, por jemi shumë pozitiv. Presioni sigurisht që dihet, por kur ke presion, përqendrimi është më i lartë. Duhet të marrim ato tri pikë që janë të nevojshme për t’u kualifikuar.
Sigurisht që i kemi parë ndeshjet, por edhe ndeshjen me Serbinë. Ajo ndeshje që zhvilluam atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar. Duket dhe në ndeshjet që kemi parë në eliminatore. Edhe Holanda dje mezi fitoi me Lituaninë. Na duhen ato tri pikë patjetër. Gjëja më e bukur dhe më e rëndësishme është që e kemi vetë në dorë.
Mesazhi është që do japim 100% për të realizojmë ëndrrën që të kualifikohemi në Botëror. Për gjithë Shqipërinë do të ishte diçka e bukur. Nesër do të jemi gati dhe do japim gjithçka për ato tri pikë. Do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët.
Dëshira është shumë e madhe. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe, me Gjibraltarin pritshmëritë ishin më të mëdha dhe presioni ishte në pikëpyetje. Trajneri aty ka provuar lojtarë të rinj. Këtu do të jetë më ndryshe. Sepse duhen tri pikët. Dëshira sigurisht që është aty, sepse është dëshira për t’u kualifikuar në Botëror.
E dimë që është shansi i fundit, vetëm nëse ata të tjerët gabojnë. Është shansi i fundit për t’u kualifikuar. Skuadra është e vetëdijshme që ndeshja nesër mund ta ndryshojë grupin dhe t’i vendosë në presion të therët. Tri pikët vlejnë shumë nesër dhe për ndeshjet e tjera që do të vijnë më pas.
Nëse luan me këto kombëtaret që janë më të “vogla”, është një lojë ndryshe, me Serbinë ishte më e hapur ndeshja. Me Letoninë ishte pak më ndryshe, sepse dhe ata i dinë cilësinë që mund të arrijnë. Në futbollin e sotëm është më shumë loja fizike, unë e shoh dhe në Itali këtë”, tha Gjimshiti.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Në një konferencë për mediat, tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, tha: “Sigurisht që do herë një ...
SPANJE - Skuadra e Barcelonës u rikthye në stërvitje të hënën, dhe e bëri këtë në një seanc&eum...
GJERMANI - Uli Hoeness njihet për qartësinë dhe zërin në lidhje me mendimet e tij për çdo situatë në ...
ANGLI - E ardhmja e Raheem Sterling te Chelsea duket e vulosur tani, por ndarja midis klubit londinez dhe sulmuesit të krahut anglez po...
SPANJE - "Po flet me një trajner që është krenar për lojtarët e tij, për ekipin kombëtar, që e përfaqëson...
ITALI - Itali - Estoni 5-0! Raspadori shënon një gol dhe jep dy asiste në debutimin e Gattusos me Italinë. Trajneri i ri i Italisë...
TURQI - Pas fitores së tyre të thellë në Bullgari, Spanja mposhti edhe Turqinë e Vincenzo Montellës me një rezultat...
FRANCE - Për klubin parizien, menaxhimi i lojtarëve të tij në ekipin kombëtar përbën një problem: sipas L'Equipe, i ka d...
GJERMANI - Julian Nagelsmann foli troç. Pas fitores 3-1 ndaj Irlandës së Veriut mbrëmë, trajneri i Gjermanisë bëri d...
NORVEGJI - Një frikë e vogël për Erling Haaland. Ndërsa norvegjezi po zbriste nga autobusi i ekipit kombëtar për t'u drejtu...