LIVE UPDATES
Sport

Kërkohet ligji për sponsorizimin, FSHF dhe klubet: “Futbolli shqiptar përballë sfidave të së ardhmes”

Drejtuesit e klubeve në këtë tavolinë pune me FSHF-në, i miratuan propozimet dhe u ra dakord që të përpilohet një draft me ndryshime konkrete ligjore dhe më pas ky draft t’i dërgohet për shqyrtim qeverisë dhe parlamentit shqiptar

14 Qershor 2022, 15:09 Nga DOSJA

Kërkohet ligji për sponsorizimin, FSHF dhe klubet: “Futbolli

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sot një tryezë me temë: “Sponsorizim / Formalizim / Zhvillim. Futbolli shqiptar përballë sfidave të së ardhmes”, ku morën pjesë presidenti i FSHF-së Armand Duka, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, përfaqësues të Ligës Profesioniste të Futbollit, presidentët e klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe ata të Kategorisë së Parë. Qëllimi i kësaj tryeze ishte për të diskutuar mënyrat se si mund të incentivohet futbolli dhe propozimet që duhet t’i bëjë komunitetit i futbollit për ndryshime ligjore qeverisë dhe parlamentit.

“Kjo tryezë është në një moment të përshtatshëm, pas një sezoni futbollistik kombëtar, pas shumë aktiviteteve pozitive, pas finales së UEFA Conference League në Tiranë dhe pas ndeshjeve të Kombëtares, që nuk ishin shumë me shije pozitive, por urojmë që të kemi shije pozitive në shtator. Duke qenë në fund të një edicioni futbollistik dhe kemi kohë për të përgatitur edicionin tjetër, Federata e Futbollit ka angazhuar disa grupe pune për përmirësimin e punëve të saj, qoftë organizative, përmirësimin dhe përditësimin e rregulloreve të aktiviteteve dhe të gjitha rregulloreve të tjera të brendshme për përmirësimin e skemave të kampionateve të moshave, për të qenë ato të balancuara për të pasur edhe futboll elitar, edhe për të siguruar masivitetin e futbollit”, - tha presidenti Duka në fjalën e tij në hapje të këtij takimi, duke shtuar ndryshimi i ligjit për sponsorizimin mund të jetë një ndihmesë shumë e madhe për zhvillimin e futbollit. Një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit të futbollit gjatë dy viteve të fundit në përpjekje të për të marrë shembujt më të mirë në Europë e për t’i implementuar në legjislacionin shqiptar.

Kërkohet ligji për sponsorizimin, FSHF dhe klubet: “Futbolli

“Qëllimi kryesor i takimit është se në ç’lloj mënyrash mund të incentivohet futbolli. Dikur jemi mbledhur në një tavolinë vetëm me Kategorinë Superiore me iniciativë të Ligës Profesioniste të Futbollit, ku u bënë disa kërkesa për ndryshime ligjore për të krijuar një shtrat ligjor të përshtatshëm për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Jemi dëshmitarë të vështirësive që kanë  sidomos klubet e vogla dhe qytetet e vogla për organizimin e futbollit, vështirësitë financiare, qoftë për mbështetjen e tij me infrastrukturë, apo edhe me xhiro të përditshme. Ajo çka ne kemi propozuar dy vite më parë nuk është vënë në zbatim. Skema që ne kemi propozuar është një ndihmesë e madhe për ta bërë futbollin një industri, që më vonë të prodhojë dhe t’i kthejë këto investime. Ligji i sponsorizimeve apo buxhetet që mund të hidhen në futboll nuk janë financime apo donacione të pakthyeshme, por janë investime që futbolli do t’i kthejë nëse vërtetë do të krijojë një industri që të prodhojë vetë”, - theksoi Duka.

Gjithashtu, presidenti i FSHF-së u ndal edhe në një propozim tjetër të rëndësishëm që mund të jetë një shtysë e madhe për zhvillimin e futbollit, duke i propozuar publikisht qeverisë dhe parlamentit hapjen e basteve sportive dhe kalimin e një pjese të ardhurash nga ky aktivitet në mbështetje të sportit. Sipas tij, fondet që mund të gjenerohen nga ky aktivitet, i ndaluar tashmë në Shqipëri, mund të kthehen në një burim të rëndësishëm financimi për akademitë, klubet, por edhe infrastrukturën sportive.

Më tej, u kalua në diskutime teksa të gjithë drejtuesit e klubeve i miratuan propozimet e hedhura në tryezë dhe u ra dakord që të përpilohet një draft me ndryshime konkrete ligjore, ku çdokush mund të japë idetë e veta e më pas ky draft t’i dërgohet për shqyrtim qeverisë dhe parlamentit shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet